Background Right_160x600
Background Left_160x600

“Kam mjelë lopë deri kur u bëra 16 vjeçare” [Video]

Emina Cunmulaj është një nga modelet më të njohura shqiptare e cila ka rrëfyer detaje në intervistë me Erjona Rusin, për fëmijërinë e saj në Malësinë e Tuzit. 

Modelja e njohur nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj disa ditë më parë përmes një aksioni humanitar ka ndihmuar familjet në nevojë në Shkodër.

In Article Mobile BP

Pas aksionit Çunmulaj ka rrëfyer emocionet e saj në një intervistë për “Tirana Today”.

“Nuk dija se çka të prisja, ku do shkoja, në ça familje do hija. Por, në mënyrë naive, mbase duhet ta kisha përgatit veten. Sepse është tepër emocionuese kur sheh një nanë në moshë që jeton në atë varfëri”, ka thënë Emina.

Modelja shqiptare ka treguar detaje edhe mbi fëmijërinë e saj në malësinë e Tuzit dhe vështirësitë në vitet e para të karrierës në Itali.

Lexoni edhe këtë:   Aplikime të pazakonshme të uthullës së mollës

“Emina ka qenë një vajzë në një fshat të vogël, unë kam mjelë lopët deri sa kam pas 16 vjeç. Unë kam kenë një vajzë shumë e thjeshtë dhe jam edhe tani.

A kam vuajtur për fukarallik? Jo, s’kam vujt, këtë nuk mund ta them. Por, sidoqoftë më kujtohen hapat e para të modelingut kur kam qenë 15 vjeçare në Itali, kam në një dhomë me 5 vajza dhe kam hëngër ushqime në konserva. Por kjo nuk është varfëri, në krahasim me atë ça kam pa” ka thënë Emina.

Ajo është e martuar me milionerin iranian Sam Nazarian, me të cilin ka edhe vajzën e pagëzuar me emrin Ella.






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Jennifer Lawrence, shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm

Jennifer Lawrence është cilësuar si shkaku kryesor i ndarjes së Chris Pratt nga bashkëshortja e tij, Anna Faris, pas 8...