18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Jolie tregon se “By the Sea” flet për problemet e martesës me Pitt

Çifti i famshëm bashkoi fuqitë menjëherë pas dasme, për të bërë projektin e parë së bashku që pas filmit “Mr. and Mrs. Smith”, në 2005-ën, ku u njohën me njëri-tjetrin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, fituesja e çmimit “Oscar”, ka thënë se ajo e ndërtoi ata projekt si një mënyrë komunikimi me Pitt.

In Article Mobile BP

“Ne u takuam teksa punonim bashkë. Dëshiroja të bëja diçka serioze sëbashku dhe mendova se kjo ishte mënyra më e mirë për të komunikuar. Në një farë mënyrë ajo ndodhi por nga ana tjetër mësuam shumë gjëra”.

Filmi, me skenar dhe regji të Jolie, flet për një çift të martuar prej 14 vitesh por që rrugët e tyre po ndahen për shkak të problemeve në komunikim, çështjeve intime dhe betejës së fertilitetit.

“Ishte diçka të cilën po e përjetonim… Gjërat ndodhin për arësye të ndryshme… Pse e shkruajta atë skenar? Pse u ndjemë në atë mënyrë kur luajtëm atë film? Nuk jam e sigurt. Një copë arti mund të bëjë të kalosh dhimbjen ose mund të jetë diçka e vështirë”, ka thënë Jolie.

“Jam e lumtur që e bëmë atë film sepse në zbuluam diçka për veten tonë. Pavarësisht se çfarë ishte, ndoshta nuk zgjidhi shumë gjëra por ne komunikuam për diçka, e cila duhej komunikuar me njëri-tjetrin”.

Related posts

Leave a Reply