21. February 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Jennifer Aniston, mesazh vajzave dhe grave që duan të jenë si VIP-at e Instagramit

Jennifer Aniston njihet për fuqinë e mesazheve të thjeshta dhe njerëzore. Këtë herë në Instagram ajo u bën thirrje vajzave dhe grave të mos i besojnë ndriçimit të vipave, sepse pas shkëlqimit bota është kështu: “Pas shkëlqimit, makeup-it, pas rrobave që bien në sy, qëndron një vajzë e zakonshme që i ndodhi të kishte një punë të jashtëzakonshme. Kam parë vajza të reja që ndjekin të famshmet dhe përpiqen të bëhen si ato. Përpiqen të kenë trupin, apo lëkurën perfekte. Këto vajza nuk janë plotësisht të ndërgjegjëshme për faktin se pas të famshmeve qëndrojnë shumë dizajnera, makeup artistë, fotografë profesionistë dhe editorë fotosh e videosh.

I gjithë sensi i tyre i bukurisë është me të meta. Nuk sjell asgjë të mirë, të qenurit gjatë gjithë kohës të vetëdijshme për mënyrën se si dukeni. Duhet të jeni plotësisht të lira. Ta doni veten tuaj, atë të vërtetën. Edhe pa makeup duhet ta shikosh veten në pasqyrë e t`u japësh një buzëqeshje të madhe gjërave që nuk janë perfekte.

Vetëm mendo pak: Nëse ti nuk e do veten, si pret të të dojë dikush tjetër? Kështu që së pari mëso të duash veten duke qenë ajo që je e jo ajo që bota do që ti të jesh. Gjithçka që duhet të bësh është të kesh një zemër të madhe dhe të jesh e mëshirshme me të tjerët. Shpresoj ta shpërndani mesazhin dhe t`i tregoni botës që e bukura e brendshme është më me vlerë se ajo e jashtme”, shkruan Jennifer. Edhe pas festës me miket e saj, se festoi ditëlindjen, gjeti pak kohë për të shkruar atë që e shqetëson. Dashtë Zoti që fjalët e saj të mos shkojnë në vesh të shurdhër./Tiranapost.al

"Behind the glamour, behind the make up, behind all those flashy clothes, there's an ordinary girl who just happens to have an extra ordinary job. I have seen young girls follow celebrities and try to be one of them. They try to attain perfection, have the perfect body, perfect skin tone. They aren't fully aware of the fact that behind the looks there are a lot of designers, make up artists, and photoshop/video editing. Their whole sense of beauty is flawed. There is no good to looking good if you are conscious all the time about how you look. You should be care free. Love the real you. The way you are so that even if you are without makeup, you can look into the mirror and with a big smile embrace your imperfections. Just imagine if you don't even love yourself how do you expect anyone to love you. So first and foremost learn to love yourself by being who you are and not what the world wants you to be. All you need to do is have a great heart and be compassionate towards others. I hope you spread the message and let the world know that you value inner beauty more than the outer appearance."

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferanistononline) on

Related posts

Leave a Reply