18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

A jeni të gatshëm të pëlqeni ngjyrën e gjelbërt mentol?

Secila veshje me këtë nuancë interesante duket më e sofistikuar, më e butë dhe delikate. Ne thjeshtë kemi rënë në dashuri më këtë nuancë!

Në mesin e trendeve të modës, vend të veçantë gjithnjë merr përzgjedhja e ngjyrës, dhe në qendër të vëmendjes çdo sezon vjen nga një nuancë e re që papritmas na befason të gjithëve. Pra, vitin e kaluar kishim nuancën rozë pudër që ishte një nga tendencat më të fundit të modës, ndërsa për sezonin e ri, shumica po përkrahin të kuqen si një mbretëreshë e sezonit të vjeshtës.

In Article Mobile BP

Megjithatë, ky sezon kalimtar ka edhe një nuancë tjetër të preferuar që na duket si një alternativë për të gjithë ato që janë ngopur më me nuancat nudo dhe pluhur pudër. Ashtu sikur sezoni i ri simbolizon fillimet e reja, edhe nuanca e gjelbër mentol sjell padyshim freskim në veshjet tona.

Nuancën e gjelbër mentol mund ta kemi parë në bikini, bluza, xhemperë apo edhe fustane të ndryshme. Kjo ngjyrë duket hyjnore në kontrast me nuancat e errëta të verës, që thekson edhe më shumë nuancën e mentolit.

Kjo lloj nuance do të dominojë në sezonin kalimtar, edhe atë në kombinime të ndryshme të veshjes, si xhaketa të ndryshme, sako si dhe këmisha të ndryshme. Përshtatni këtë ngjyrë me xhinse, ose nëse vishni ndonjë fustan me këtë nuancë, mund ta theksoni kombinimin me një xhaketë prej xhinsi./femra.net/

Related posts

Leave a Reply