18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Java e modës në Milano, prezantohet koleksioni “Gucci”

Veshje hipnotizuese dhe jo konformiste të “Gucci”-t parakaluan mes statujave në ditën e parë të javës së modës në Milano, ndërsa pasarela e japonezit Atsushi Nakashima dominohej nga dizajnet gjeometrike e zinxhirët.

“Gucci” prezantoi koleksionin e ri në selinë qendrore të kompanisë, e cila u shndërrua totalisht nga statujat gjigante të frymëzuara nga mitet dhe perënditë e Egjiptit të lashtë, Romës dhe Greqisë.

In Article Mobile BP

Harqet ishin një element mbizotërues i pasarelës. Modelet që sfiluan nën ritmet e muzikës elektronike “dance”, mbanin veshje rrezellitëse, peliçe, e funde të gjata me fruda që kombinoheshin me çanta të vendosura rreth mesit, syze, kapele dhe kapota.

Stilisti japonez Atsushi Nakashima prezantoi një koleksion me veshje të përditshme për burra dhe gra. Zinxhirët ishin elementi i parapëlqyer i dizenjatorit që lancoi firmën e tij në 2011-n.

Java e modës në Milano vazhdon deri në 26 shtator.

 

 

Related posts

Leave a Reply