18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

A janë atletet e ndyra një hap i gabuar i modës? GUCCI lutet që të ndryshojmë mendimin

Harroni çfarë ju thoshte e ëma për këpucë të pastërta, në vend të kësaj shikoni koleksionin e GUCCI për vitin 2018, së bashku me gëzofin dhe qepjet delikate, atletet e pista me lidhëse tejet të çrregullta kanë bërë pjesën më interesante të këtij koleksioni. Është e pazakontë të shohim veshje tejet ekstravagante të kombinuara me atlete të pista mirëpo ky trend nuk është paraqitur vetëm tek GUCCI por edhe tek Vetements të cilët së bashku me Reebok e futën këtë element në koleksionin e pranverës 2017, si dhe Balenciaga për meshkuj në Vjeshta 2017, Converse në Vjeshta 2016 dhe Adidas në Vjeshta 2015.

Mbathjet janë një tregues i rëndësishëm i personalitetit tuaj andaj këtë përzgjedhje të atleteve pis e bëjnë vetëm ata që kanë karakter të palëkundur dhe sfidues, jokonformistë që dëshirojnë të dëgjohen e jo vetëm të vështrohen nga të tjerët.

In Article Mobile BP

Një profesor i psikologjisë e shpjegon se atletet e pastra janë shenjë e karakterit anksioz dhe konzervativ andaj imazhi i atleteve të pista na paraqet një person të qetë dhe politikisht liberal.

Gjithashtu kjo gjë e ngulit edhe konceptin e luksit duke i bërë këto atlete super të kushtueshme.

A do jetë ky trend i sukseshëm? Vetëm fotot e vitit të ardhshëm do e tregojnë, e deri atëherë mos e humbasni pastruesin e mbathjeve./femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply