18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Intervistë me bllogeren më të famshme kosovare, Rina Berdynaj

Kohët e fundit bllog-et janë bërë një aktivitet i rëndësishëm në botën e modës dhe trendeve, ku përfshirja e modeleve i ka dhënë edhe më shumë shkëlqim. Të bësh një punë si kjo, duhet ta kesh pasion modën, që pastaj në fund të marrësh kënaqësinë e madhe që të jep të qenurit gjithmonë në hap me trendet dhe në raste të caktuara madje edhe prijëse e tyre.

Femra.net  ju sjellë intervistën me njërën nga bllogeret më të famshme kosovare Rina Berdynaj, e cila ndanë me ne lidhjen që ka me modën, preferencat e saj mbi veshjet dhe rëndësinë e bllog-ut.

In Article Mobile BP

 

1. A mund te na flisni pak për lidhjen që keni me modën dhe si te erdhi idea për blog?

Rina: Lidhja ime me modën ka fillu qysh para 6-7 viteve, gjithmonë i kam dhënë rëndësi veshjes, kombinimeve të veçanta, e kam pas shumë pasion modën dhe fillova së pari vetëm me postime në instagram dhe facebook pastaj erdh ideja për blog! Pasi që kam hapur blogun kam pasur shumë oferta të ndryshme prej dyqaneve në Prishtinë, dhe disa jashtë vendit ku me kanë kontaktuar për bashkpunime!

ede

2. Blerja e parë shumë e shtrenjtë?

Rina: Nuk jam person që shpenzoj shumë në veshje, po besoj që çdo person që merret me modë ka diçka në veçnti për të cilën ka shpenzuar mjaft të holla, dhe me duhet ta them që janë një palë kepucë që shumë shpesh i kam postu edhe në rrjete sociale dhe janë të preferuarat e mia!

wef

3. Pa cilin produkt nuk mund të imagjinoni pushimet tuaja në ndonjë ishull ekzotik të izoluar?

Rina: Janë disa produkte që momentin kur filloj të bëhëm gati për udhëtim, janë të parat që i bëj gati, pra produktet e lëkurës dhe të flokëve, gjithmonë i kam me vete ku do që udhëtoj.

e45

4. Nëse do kishim përgjuar në çantën tuaj, çfarë do të gjenim në të?

Rina: Hmmmm në çantën time do të gjenit sigurisht ndonjë buzëkuq, gjithmonë kam 3-4 lloje të ndryshme dhe çokollata ose bombone të ndryshme! (Meqe mu kujtua çokollata tani, po e ha një).
 4t342
5. Aplikacioni juaj i preferuar në telefon?
Rina: Aplikacionet e mia të preferuara, janë Instagram dhe google translate!
50
6. Dizajneri juaj i preferuar dhe pse?
Rina: Kam shumë dizajner të preferuar por po e përmend një të cillin nuk deshprohem kurrë nga koleksionet e tij, është Balmain, një dizajner i cili gjithmonë vjen me diçka shumë ndryshe kur prezanton koleksionet e tij dhe ka një stil i cili është shumë ekstravagant.
k878o
7. Çfarë filtra në Instagram përdorni më së shpeshti?
Rina: Zakonisht në Instagram nuk përdori shpesh filtra pasi që e kam aplikacionin ‘snapseed’ ku aty preferoj të zgjedhë ‘ngjyrat’ por ndonjëherë e përdori filterin Aden.
ecv
8. Këpucë me take apo këpucë të sheshta, cilat preferoni?
Rina: Preferoj taket por jo gjithmonë i veshi. Pse referoj taken, pasi qe me bëjnë të ndihem më mirë por edhe këpucë të sheshta pse jo.
otpoe
9. Sa mendoni që bllogeret janë percaktuese të trendeve të modës dhe sa profitabil është ushtirimi i këtij aktiviteti?
Rina: Unë mendoj që jemi deri diku përcaktuese të trendeve, pasi qe në jemi ato që japim detaje rreth veshjes, ose ndonjë kombinimi të veçantë, profitabile nuk eshte dhe aq, po flas për Kosovë, sepse tash vonë ka hyrë në trend ideja e blogut por gjithsesi nëse të pakten i ke 2-3 kontrata me kompani te ndryshme është shumë ok, pasi që puna si blogere nuk është edhe aq e vështirë, përkundrazi është shumë qef!
pweofw w-2-3
er34 4r

Femra.net falënderon Rinen, për kohën që ka ndarë për të dhënë intervistën për ne.

Related posts

Leave a Reply