20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Gardëroba klasike e Miranda Kerr

Është radha e supermodeles të na prezantojë me elementët e preferuar të gardërobës së saj. Miranda Kerr është shumë e thjeshtë, ndryshe nga koleget e saj. Ka veshur një t-shirt të zezë dhe xhinse ndërkohë që mirëpret kamerat e Vogue në shtëpinë e saj në Malibu. Buzëqeshja i shkon vesh më vesh kur tregon xhaketën e preferuar të lëkurës të cilën e vesh me fustane dhe xhinse. Flokët i ka “bob” por i mban me onde të mëdha, nuk i preferon të rregullta. Preferon të vishet thjesht dhe t`i shtojë një aksesor me ngjyra apo dizajn të ngarkuar.

Trendi i preferuar i momentit?
Xhaketat me dizajne lulesh kombinuar me xhinse dhe me një t-shirt. Jam fanse e këpucëve ndaj pjesa kryesore e gardërobës time i përket atyre.

Kush ka qenë muza jote e frymëzimit?
Gjyshja ime, e cila i qepte gjithmone veshjet e saj dhe dukej kaq chic. Edhe kur gatuante apo piqte ëmbëlsirë në kuzhinë, dukej sikur po bënte një set fotosh për Vogue. Ishte gjithmonë e kuruar, në çdo moment, edhe pse nuk blinim gjëra të shtrenjta sepse në atë kohë nuk kishim shumë mundësi.

Elementi i preferuar?
Oh ky golfi i kashmirit është një dashuri, mund ta vesh me çdo gjë që të kem në gardërobë. Ka dhe një ndjesi sapo e vesh, sikur të përqafojnë me shumë ngrohtësi (qesh). Por edhe xhaketa tipike Chanel që kam blerë shumë shtrenjtë para disa kohësh, është e preferuara ime, sepse e vesh më shumë se çdo gjë. Jam fanse e veshjeve praktike të cilat nuk kanë nevojë për manual përdorimi.

Meqë këpucët janë të preferuarat, a mund të veçosh ndonjërën?
Gianvito Rossi bën mrekulli. Thuajse të gjitha këpucët që kam nga ai i kam të preferuara. Sidomos stilettot e zeza të cilat janë pjesë e gardërobës time kapsulë, mund të them që nuk bëj dot pa to.

Nëse ke pesë minuta kohë për t`u bërë gati, çfarë zgjedh?
Një fustan satin të kuq me rripa, i cili është paksa i derdhur, por ka një ngjyrë vibrante sa nuk të duhet as shumë makeup. E kam veshur shpesh, sepse me axhendën intensive të duhen disa fustane të tilla që nuk të lodhin me kombinime./Tiranapost.al

 

Related posts

Leave a Reply