10. February 2016

Liderboard 728×90
Liderboard 728×90
Diana left_160x600
Diana right_160x600

Advertising

Format ideale, për syzet e diellit

syze-dielli-forme

Syzet e diellit janë si xhinset, të mira, kur ju e zgjidhni një formë që juve ju shkon mirë, dhe do ti mbani nga sezoni në sezonë.
Kur zgjedhni syze të diellit, thelbësore është që të kenë xham të duhur mbrojtës UV, dhe atëherë që forma e tyre të përshtatet me fytyrën tuaj.
Më poshtë është e paraqitur këshilla se si të zgjedhni syzet ideale, për formën tuaj të fytyrës.

Fytyrë të gjatë

Nëse keni fytyrë e cila ju shkon më shumë në gjatësi sesa në gjerësi, ju patjetër që keni një fytyrë të gjatë.

Forma më e mirë: Ju preferojmë syzet me korniza të mëdha, ku do t’ju ndihmonin që pamja e fytyrës suaj, të duket më e shkurtër dhe më gjerë.

Një nga persnat e njohur që bartin këtë lloj të syzeve, për arësye të formës së fytyrës, është edhe Sarah Jessica Parker

Fytyrë në formë katrore

Karakteristika themelore e kësaj forme është madhësia proporcionale, përkatësisht gjatësia dhe gjerësia e njëjtë e fytyrës, nofulla dhe mjekra e theksuar, dhe balli i gjerë.

Forma më e mirë: Ju preferojmë syze të rrumbullakta

Keely Osburne, është njëri nga VIP që bart këtë lloj të syzeve.

Fytyrë të rrumbullakët

Sikurse tek fytyrat me formë katrore, ashtu edhe fytyrat më formë të rrumbullakët, janë të njetjë si gjerësia ashtu edhe gjatësia, por me linja më të buta.

Forma më e mirë: Ju preferojmë syze me formë katrore apo një formë të maces, që patjetër do të ndihmonin në përcaktimin shtesë të fytyrës.

Një ndër personat e njohur me këtë formë të fytyrës është: Michelle Williams

Fytyrat me formë të zemrës

Nëse e keni një ballë të gjerë, mollëza të theksuara dhe mjekërr të ngushtë, atëherë patjetër që keni një fytyrë në formë zemre.

Forma më e mirë: Ju preferojmë që të zgjidhni mirë, syze dielli, me një formë të macës që do të nxjerrin në pah më së miri formën e fytyrës tuaj.

Personat e njohur me këtë formë të fytyrës: Reese Witherspoon

Formë ovale

Proporcione të balancuara, nofullën dhe ballin e ngushtë, mjekëra që është pak më e ngushtë se balli, mollëzat të cilat janë zakonisht të theksuara, e bëjnë këtë formë të fytyrës ideale për të mbajtur çdo lloj të syzeve të diellit.

Forma më e mirë: çdo formë e syzeve.

Personat e njohur me këtë formë të fytyrës: Eva Mendez

 



Tema të ngjajshme

микрокредит онлайн круглосуточные займы онлайн микрокредиты на карту взять микрокредит займы на карту срочно микрокредиты онлайн займ онлайн на карту круглосуточно взять микрозайм срочно микрозаймы онлайн срочный займ через интернет займ на карту онлайн взять займ онлайн займ через интернет займ онлайн на карту займы на карту онлайн онлайн займ на карту деньги онлайн на карту круглосуточно