20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Flini me flokë të lagura? Pasi ta lexoni tekstin tonë, kurrë më nuk do ta bëni këtë

Mendon se fjetja me flokë të lagura është e parrezikshme dhe nuk e dëmton organizmin tuaj? Gabon shumë! Sigurisht të ka ndodhur shumë herë që të shkosh në gjumë me flokë të lagura vetëm pse thjeshtë priton me i tharë, kurse nënat kanë pasur të drejtë kur kanë thënë se është e dëmshme dhe shkatërruese për shëndetin. Nëna nuk ka pasë të drejtë se fjetja me flokë të lagura shkakton inflamacion të mushkërive apo në tru, por, madje edhe në periudhën e verës, kur jashtë është ngrohtë, fjetja me flokë të lagura nuk mund të kalojë pa pasoja. Kurse, pasojat nuk janë aspak të këndshme. Sot do t’i cekim dhe shpresojmë se asnjë nga ju vajzat kurrë nuk do të shkojë në shtrat pa i tharë paraprakisht flokët.

Kokëdhëmbje

Nëse flen me flokë të lagura, kokëdhëmbja është gati gjëja e sigurtë e cila do të të mundojë ditën e ardhëshme. Gjatë fjetjes trupi yt ngrohet, kurse lagështia që mblidhet gjatë natës në peshqir të cilin e mbanë rreth kokës shkakton dhimbje në zonën e kokës për shkak të dallimit të madh të temperaturës.

Flokët thyhen

Nëse dëshiron që flokët tuaja të duken të kuruara, shëndetshme dhe shkëlqyese, menjëherë ndalo të shkosh në krevat me peshqir rreth kokës, sepse flokët e lagura jo vetëm që janë të prirura për t’u thyer, por mund të shkaktohet edhe ramja e qimeve dhe humbja e vetë flokëve. Madje duhet shmangur fjetjen me flokë jo plotësisht të thara.

Infeksionet

Flokët e lagështa dhe të lagura nuk e lagë vetëm peshqirin por edhe jastëkun i cili është vend ideal për shumimin e baktereve, dhe lehtë mund të ndodhë të “fitosh” ndonjë infeksion.

Kruajtja

Fjetja me flokë të lagura mund të shkaktojë lloje të ndryshme të kruajtjes për shkak të lagështisë që krijohet në lëkurën e kokës.

Dhimbje të muskujve

Ndoshta pasojë e papritur e fjetjes me flokë të lagura, por nëse ndonjëherë të ka ndodhur që të dhemb i tërë trupi kur zgjohesh, kurse ke fjetur me flokë të lagura të cilat një natë më parë nuk i ke tharë, tani e din se ky veprim krijon dhimbje të muskujve të cilët mundë të shkaktojnë shtrëngime të forta.

Zbokthi

Koka e lagur pengon funksionimin e duhur të gjëndrave yndyrore dhe si rezultat i këtij problemi paraqitet zbokthi. Kurse, ti sigurisht nuk dëshiron që për shkak të fjetjes me flokë të lagura të merresh me këtë problem./femra.ne/

Related posts

Leave a Reply