18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Fatmire Imeri, Gjinekologe – Obstetre

Dr. Fatmire Imeri,
Gjinekologe – Obstetre

In Article Mobile BP

Tel: +37745 666 006

Prishtinë

Profili i mjekut

Dr. Fatmire Imeri – Gjinekologe – Obstetre

Vendi i punes: Ordinancen Gjinekologjike “Jeta e Re”.

Studimet per mjeksi: Prishtine, Sarajeve.

Specializimi per Gjinekologji dhe Obstetrik: Beograd.

Trajnime per Shendetin Riprodhues- IVF dhe Ultraze te Gjirit: Duseldorf, Stokholm, Ankara, Gjenova, Lubljan, Shkup.

Pjesmarrese e rregullt ne kongreset gjinekologjike boterore.

Email: dr.fatmire@gmail.com

Më poshtë i gjeni pyetjet dhe përgjigjet e deritanishme.

Të dashura lexuese,

Duam t’ju njoftojmë se numri i madh i pyetjeve që i drejtohen gjinekologes tonë dr. Fatmire Imeri, na e ka kufizuar mundësinë që për secilën pyetje të bërë të kthehet edhe përgjigja, prandaj Redaksia eleminon pyetjet që paraqesin të njëjtin problem shëndetësor, duke i dërguar doktoreshes vetëm pyetjen e parë të ngjashme. Andaj, ju që nuk gjeni përgjigjje për pyetjet që keni parashtruar, ju lusim që të prisni për disa ditë ose edhe mund ta gjeni përgjigjen tek pyetjet e bëra nga lexueset para jush.

 

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

 

214. Pyetja

Pershendetje dr, mjeku me ka konstatu se nuk kam ovulim sa duhet per me mbet shtatzan a ban me perdor clomifen per me mbet shtatzan.

Përgjigjja

Arta,

Klomifen tabletat ipen per me e  ba stimulimin e ritjes se folikuleve ne vezore. Pasi qe miret klomifeni, behet kontrolla me ultraza e vezoreve qe te matet madhesia e folikuleve nese jan rrite. . Po per stimulim te Ovulacionit eshte terapia adekuate qe ipet ne doza te caktuara dhe ne kohen e duhur.

213. Pyetja

Pershendetje doktoresh e kom ni problem qe buzet e vagines kan mar ngjyr si te erret , kam degjuar qe kur te humb virgjinitetin bohet vagina qashtu, po une skom pas mardhenie asniher? Qka mundet me pas

Përgjigjja

Elmedina,

Ngjyra e vulves mundet me ndryshu edhe nga zgjerim i ndonje vene ose edhe nga ndonje shkaktare tjeter. Ju rekomandoj me e ba nje vizite gjinekologjike dhe e verifikoni gjendjen aktuale.

202. Pyetja

pershendetje ! deshta me ju pyt per barnen femara tma spjegoni une kam nje vit qe spo mbetem shtatzane mjeku me dha kete te perdori 5 dite mandej ne kontroll si dhe analiza mka jep me i be gjithqka kam ne rregull po ende asnje resultat flm qka me rekomandoni ju

Përgjigjja

Resmie,
Ne vezoret e gruas gjate nje cikli normal menstrual  riten nje deri ne dy qeliza veze.
Barnat Femara bejne stimulimin e  vezoreve qe te risin qeliza veze me teper. Qe te vije deri te shtatzenija – duhen te plotsohen edhe disa kushtet. Ato jane – kalushmerija e kanaleve, spermogrami i rregullte etj.

200. Pyetje

jam 47 vjet qe 1 vit skam mestracione amuna me met shtatezan edhe pse skm mesracione ju pershendes

Përgjigjja

Bukurije B,

Kur ju bahen dy vite pa cikel menstrual – ju jeni hy ne fazen e menopauzes. Ne kete faze nuk keni ma ovulacion dhe nuk keni mundesi me mbete shtatzene.

199. Pyetja

Përshëndetje Jam nje nanë gjidhenese dhe gjinekologia me ka rekomandu orgametril 2 here ne dite per 7dite a ndikon keq te femija? + dhe femiun e kam me.antibiotik per.momentin. Gjitha te mira!

Përgjigjja

Zana,

Orgametril tab. nuk rekomandohen ne kohen e gjidhanjes.. Me mire eshte me perdore preparate te progesteronit natyral te mikrokristalizuar si Utrogestani p.sh.

197. Pyetja

Doktoreshe une jam ne javen e 9 te shtatzenise time te pare dhe qe ne fillim kam dhimbje shum te medha ne fundin e barkut dhe anesore gjithashtu dy here me ka dalur gjak nga vagina nje here ngjyre te erret dhe pas nje muaji ne ngjyre te kuqe . Kam sekrecione te vazhdueshme ngjyre kafe a eshte kjo ndonje shenje paralajmeruese per nje abort spontan ?jam shume e shqetesuar. Faleminderit. Respekte

Përgjigjja

Anonim,

Per pac anonime –  Rjedhja me ngjyre te kafes ose e dhe me ngjyre gjaku – jane shenja te nje aborti fillesar. Keto shenja tregojn qe shtatzania ka nje mungese hormonale ose edhe insuficienc te qafes se mitres. Ju rekomandoj te beni kontrollen gjinekologjike dhe te ju ordinohet terapia .

190. Pyetja

jam 41 vjeqare dua mes shtazan po smundem kam vones po testi negativ a mun mosme qen testi sigurt dhe pitja tjeter burri pin barna zemres a mun me pas naj komplikim qofse jes shtazan a mun fmis me ndiku barnat naj send ju pershendes

Përgjigjja

Sara,

Qe te verifikoni me sakte a jeni shtatzane – ju rekmandoj ta bani analizen e beta HCG – te matet niveli ne gjak.Sa i perketndikimit  ndikimit te  terapise qe buri juaj mere- na dergoni emrat e barnave

186. Pyetja

Pershendetje doktoresh dashta me dit nese 6 dit para ciklit menstrual ka hyr sperma branda veq nje her a ka mundsi me met shtatzane ..

Përgjigjja

Resa,
Mundesia me fillu shtatzani, 6 dite para ciklit  eshte shume e vogel, sepse pjekeja e vezes behet dy java para se me fillu cikli i ri menstrua. Ditet e plleshmeris jane dy jave para se me fillu cikli i ri menstrual.

185. Pyetja

Prsh jam ana ..kete muaj me jane vonuar cikli ..bera nje beta hcg dhe mdoli 10 ml. Te gjitha shenjat i kam ne pergjithesi i kam .. Mendon se jam shtatzane flm ..

Përgjigjja

Ana,

Ju rekomandoj te perserisni analizen e beta HCG pas 7 diteve .

Nese vlera e beta HCG eshte me e nalte se tani, ajo tegon se eshte shtatzani. Pas kesaj, duhet te behet nje egzaminim me ultraza qe te verifikohet shtatzania, a eshte ne miter apo jashte mitres.
-Po qe se vlera e beta HCG eshte zvogelu – atehere shtatzania nuk eshte duke u zhvillue.

182. Pyetja

Pershendetje jam 21 vjec ka 3 muaj qe kisha djegje gjate urinimit ,bera testin e urines dhe me doli pak infeksion, doktoresha me dha ciprinol, me qetsoi po nganjehere me ngacmon serish djegja kur urinoj ,Kam perdorur dhe azocrandbery me permbajtje boronice te kuqe,

Përgjigjj

Ana,

Mbase ende  (3 muaj) keni probleme gjate urinimit – ju rekomandoj ta beni analizen e urinokultures, e jo vetem analizen e thjeshte te urines . Mandej e konsultoni mjekun specialist te urologjise.

179. Pyetja

Pershendetje .Jam 22 vjeqare dhe jam shtatzene ne javen e 10t po kam teper mundime gjat dites dhe po ha shume pak ushqim,sidomos mishit nuk po mundem me ja duru aromen.Kam qene te gjinekologu para 4 javesh tash kam kontrollen javen qe vjen po nuk me ka propozu tablete ose vitamina per oreks.A ka ndonje menu ose ndonje ushqim i cili te largon ndjenjen e te perzierave ,se kam degjuar per xhinxher(xhenxhefil)spo di a mundem me perdor ose si me perdor.Theksoj qe nuk kam vjell asnjeher.Gjithe te mirat

Përgjigjja

Anolbb,

Une te rekomandoj te fillosh se pari me tab. vitamin B6  2×1 -eshte vitamin qe te ndihmon per qetesimin e ndjenjes se mundimit qe e ke. Reduko ushqimin me sheqere,bruma  dhe me yndyra. Pi uj mjafte gjate dites , se uji eshte pija alkalike qe e neutralizon hiperaciditetin e lukthit me se miri. Racionet e ushqimit me i mare shpesh (cdo 2-3h) dhe nga pak.

177. Pyetja

Jam 27 vjeqare jam e martuar qe nje vit ,gjate mardhenjes seksuale kur burri po me derdhet mbrenda ne vagin po kam djegie nga sperma ,a mund te me sqaroni a ka ndonje problem burri me sperm apo qfare problemi mund te kete

Përgjigjja

Jeta,
Te rekomandoj, me ba nje kontrolle gjinekologjike dhe nje testim te strishove  vaginale e cervikale ne bakterie patogjene. Si dhe te behet nje spermokuture te partneri juaj. Me kete e verifikojm a keni ndonje infeksion dhe ju ipet terapia adekuate.

173. Pyetja

E nderuar doktoreshe. Jam 37 vjece. Kalova normalisht ciklin menstrual te fundit perpara 20 ditesh. Por me me erdhen serisht brenda muajit, pra pas 20 ditesh. Nuk me ka ndodhur asnjehere me pare? A duhet te shqetesohem?

Përgjigjja

 Gresa,
Cikli menstrual me i shkurter se 21 dite – dmth dy here ne muaj- duhet te analizohet .Ju rekomandoj , ta bani  nje kontrolle ultrasonografike gjinekologjike dhe nje status hormonal.Keshtu do te verifikohet a ka ndonje arsye per tu shqetesuar.

171. Pyetja

jam e martume qe 10 vjet fmi skemi jam 39 vjeqe analozat mir edhe un edhe burri mardhenje te regullta kam ku asht problemi qe skemi fmi

Përgjigjja

Fatmire,

Pasi qe kane kaluar 10 vite martese e nuk keni shtatzani – mendoj qe egziston  ndonje problem. Ju me keni shkruar qe analizat jane mire – por une nuk po e di cilat analiza i keni krye .Ju rekomandoj qe te vini , ta bejme nje konsultim me te gjitha analizat qe i keni bere deri tani.

170. Pyetja

Pershendetje doktoreshe! Jam pak e shqetesuar. Jam shtatzane , sipas mjekut rreth 10 javeshe, por sipas llogarive te mia i bie rreth 8 javeshe tani qe po te shkruaj. Nese llogaritet sikur thote mjeku i bie qe te kem mbet shtatzane gjate periodave , theksoj se une i kam te rregullta. Kjo gje me ve ne siklet edhe me burrin pasi ai eshte emigrant. A mund te mbetesh shtatzane gjate periodave, nese jo, po fill pas tyre? Faleminderit.

Përgjigjja

Ela,

Ne nje cikel te rregullte menstrual , ovulacioni (pjekja e qelizes ve) behet nga dita e 8-12  e ciklit menstrual.Kjo eshte koha kur mund te filloj shtatzania. Llogaritja e shtatezanise behet nga dita e pare e ciklit – per ate jane 40 jave te shtatzanise. Nese mjeku ju ka thane- 10 jave -ajo eshte llogarit nga dita e pare e menstruacionit te fundit e jo nga dita e koncepcionit.

169. Pyetja

Jam jo prgazmike kam 3vajza te shendosha e falenderok Zotin mirpo deshiroj Edhe 1djal 2 Aborte kom pas gr e gjakut 0negatin a dmth es smund te jem Djalma

Përgjigjja

Kibe,

Grupi i gajkut dhe Rh faktori nuk ndikojn ne formimin e gjinise. Po nese ju keni gjakun  Rh negative ,eshte dashte ta  testoni  gr.e gjakut te vajzave menjehere pas lindjes , Nese ato kan gjakun Rh pozitive, juve eshte dashte qe ta marni nje inekcion -Rogam -pas lindjes se vajzave. Nese nuk i keni mare, ajo munden me qene shkak per abortet qe i keni e jo gjinia e frytit.

168. Pyetja

jam ne javen e 33 te shtatzanise dhe kem dhimbje ne fundin e barkut dhe kam gjakderdhje si gjysem periode shkoj tek mjeku dhe me thote cdo gje eshte ne rregull marr magnez dhe jam anemike bebi eshte ne rregull dhe pozicioni i mitere eshte ne rregull a eshte normale kjo gjakderdhje ne kete periudhe . faleminderit

Përgjigjja

Megi,
Gjakosja ne kete faze te shtatzanise mund te jete  nga pozita e ulet e inserimit te placentes , nga qkolitja e parakoheshme e placentes  ose nga qelja e parakoheshme e  qafes se mitres. Ju rekomandoi te beni konrolle dhe me mire edhe hospitalizim .

167. Pyetja

Pershendetje, desha ta pyes doktoreshen per kontraceptivet oral , a eshte ndonje rrezik ne qofte se ke gjakderdhje mbas 1 jave pasiqe eshte perdorur kontraceptivi , dhe gjakderdhja vazhdon sot eshte dita e 3 nganjeher edhe dhimbje te barkut

Përgjigjja

Tringa,

Gjakosja  ne forme te pikave gjate perdorimit te tabletave kontraceptive  ndonjehere eshte normale. Po qe se keni gjakosje te zgjatur(2-3 dite) gajte perdorimit te tabletave – ju rekomandoj te bani nje kontrolle dhe te verifikohet gjendja e juaj dhe arsyeja e gjakosjes.

164. Pyetja

Me perdor tableta per shtyerjen e ciklit a paraqet problemme vone, pwr vajza te virgjera?

Përgjigjja

Genra,

Genta – keto barna nuk shkaktojne problene nese perdoren ralle. Ju rekomandoi mos me e ba shprehi te shpeshte se e crregulloin ciklin menstrual.

163. Pyetja

Jam nje djal 19 vjec dhe kam 1 lidhje me nje vajze 17 vjec Takohemi shpesh por nk e kemi ber asnjer,vetem tentojm po nuk e kemi ber por ndonjer shqetesohem sepse nga organi im pre-ejakulim dhe dua t di nqs partnerja ime ngelet shtatzan apo jo,sa % mundesi ka te ngelet dhe sa % ka mos ngelet Po e perseris prap q vajza eshte e virgjer dhe n momentin qe bejm veprimet dhe simulojme per t kryer mardhenia filloj dhe del pre-ejakulimi,rrime pak kohe dhe pstj e prv prap Ne kete rrast ka mundesi qe partnerja ime te ngelet shtatzan? Ju faleminderit dhe shpresoj t m ktheni prgj 🙂

Përgjigjja

Altin,

Jane dy gjera qe duhet ti dini:

Femra eshte fertile vetem ne periudhen e ovulacionit. Nese cikli menstrual eshte i rregullte, ovulacioni  eshte ne   12,13 ose e 14 dite  te ciklit. Nese ne kohen e ovulacionit ka qeliza spermatozoike ne afersi te qelizes ve – vie deri te fertilizime e me pastaj deri te shtatzanija.
Qelizat spermatozoike jane te levizshme dhe mund te fertilizojn qelizen ve edhe 5-6 dite mbase qe kane hy ne trupin e femres  neper mes te hapjes hymenale.

162. Pyetja

Pershendetje kam kryer mardhenie gjate cikit diten e 3 dhe nuk jemi Ruajtur. mbas nji dite me jan nderprer, ciklin e kam te rregullt a ekziston mundesia me ngel shtazan kan kaluar 10 dite kush mund te ma konfirmoj me sakt testi me del negativ

Përgjigjja

Sara,
Ne diten e trete te ciklit nuk ka mundesi me mbete shtatzane, se qeliza ve nuk e arrin pjekurin e duhur.
Qe te verifikoni me sakte a jeni shtatzane, mundeni me testu nivelin e hormonit beta HCG nga gjaku dhe me ba kontrollen me ultratingull.

158. Pyetja

Prsh jam 19 vjec dhe gjithmon pra se te me vin menstruacionet me vin ca si j njolla kafe te erreta. Dhe doja te dija cfar jan

Përgjigjja

Anxhela,

Mos u brengose, se rrjedhja me ngjyre kafe vie ngase eshte sasi e vogel e gjakut ne ditet e para  dhe ajo mbetet me gjate ne vagine -ne mabient acidik, dhe e ndron ngjyren nga e kuqeja ne te kafte.

155. Pyetja

Pershendetje un jam ne muajn e 8 te shtatzanis edhe kam agjeru ramazanin dhe kam qene shume mir derisa kam agjeru por vec nje gje mfrigon se mos po I bej ndonje dam femijes se kshtu jam shume mire derisa agjeroj a mundem tvazhdoj agjeroj sepse elhamdulilah jam shume mire agjerushem

Përgjigjja

Lola,

Per zhvillimin e mire te frytit, ne shtatzani rekomandohet te miret ushqimi i llojllojshem  – 5 here ne dite,. Te  pihet  uji  2L/24h.Nuk preferohen dietat  me redukim te ushqimit e as me kalim te ndonje shujte ditore.

152. Pyetja

Pershendetje para dy javesh kam ber gjilperen pregnyl5000 dhe nje dit mbrapa kam filluar te mos ruhem gjat mardhenieve mundet me ngelur shtatezen semse kam dhe nje cist ne vezoren e majte

Përgjigjja

Jola,

Mbase e keni marre pregnyl amp. e keni stimulu ovulacionin dhe gjasat janë me te medha per shtatzani dhe per zbrazje  te cistes nese ka qen cistë funksionale.

145. Pyetja

pershendetje,jam shtatzen ne javen 12 kom qen ne kontrollime me kan thene se qafa e mitres esht hapur 1 gisht,nuk kam dhimbje asgje nuk ndjej,desha tju pyes a ka rrezik per abort

Përgjigjja

Meri,

Ju sygjeroi ta beni edhe nje kontrolle dhe te verifikoni gjendjen e tanishme dhe te miren masat e parandalimit te deshtimit te shtatzanis-si terapia ,cerklazha,pushimi.

143. Pyetja

pershendetje e kam vendos spiralen qe 4 muj shum po kam gjagderdhje jam kon nkontroll te mjeku me ka than asht normale po tash po frigohem se mos um ka ra spiralja si mund ta dalloj qe sum ka ra besoj qe jam e qart faleminderit

Përgjigjja

Zana,
Te rekomandoi me ba nje egzaminim me ultraza qe te  shifet pozita e spirales dhe te testohet PAPA testi ,strishot vaginale e crevikale  per bakterie patogjene qe te verifikohen arsyeja e gjakosjes se shtuar.

141. Pyetja

kam marr anestezion per dham me e pastru dhamin per mi ba mbushje ne muajin e 2 egjys amunet mem shkaktu problem .flm

Përgjigjja

Tringa,

Si duket eshte fjala per muajin e dyte te shtatzanise . Nese ka qen anestezioni lokal nuk ka problem.

140. Pyetja

prsh. me ka dale nje si pucerr nga mbrapa ne anus jashte domethene ,nuk me jep asnje lloj dhimbje vetem kur mbaroj nevojat personale dhe pastrohem me kruhet shumeeeee si dhe kur dal jashte here here kam gjakderdhje me nje ngjyre te kuqe te ndezur,kam edhe gazra , flm

Përgjigjja

Enxhi,

Enxhi , ndryshimet qe po i pershkruan ,duket qe eshte vene e zgjeruar – hemoroid. Te rekomandoi me e ba nje kontrolle te specialisti per  zore te trashe .Ajo munde te hiqet me nje intervenim te vogel.

138. Pyetja

Jam 22 vjeq,e pamartuar.Kam prolaktinen e rritur 2011.8 dhe kam filluar te perdori bromergon 2.5 mg.A eshte terapia e duhur per kete problem dhe sa zgjat sherimi zakonisht?Gjithashtu perdori edhe terapi per ulqere te lukthit.A shkakton problem qe perdori keto dy lloje barnash pernjehere?

Përgjigjja

Lola e dashur,

Bromergoni eshte nje prej terapijave qe ipet per stabilizim te prolaktines. Koha sa zgjate stabilizimi eshte shume individuale. Qe te ju pergjigjem si veprojn barnat e ulqeres me Bromergonin – duhet te me shkruani cilat barna per ulqer jeni duke i perdore – me qe ka mjafte lloje.

137. Pyetja

Per shendet je jam 45 vjet nuk kam femi dua te kam ni femi mjeku me tha je mir po 7 vjet nuk mbes a ka koh per lindje Ket mosh jam e brengosur ju pershendes

Përgjigjja

Dona e dashur ,

Sot egzistojn metoda ndimese te reprodukcionit edhe ketu te ne. Per kete moshe  ju rekomandoi, nese keni mundesi te provoni se keshtu do ta  ritni  mundesin per shtatzani.

134. Pyetja

pershendetje e nderuar, kam lind nje vajz qe dy jav lindje normale,ika dy gunga ne kok madhesija sa nje ve, jan te buta me prek, jetoj ne zv dhe mjeku mka then qe i largohen me koh, por jan ka me shqetsojn shumm..se foto nuk mujta met dergu spo ma jep mundesin... pres pergjigje e nderuar faleminderit per kohen, gjith te mirat

Përgjigjja

Flora,

Pershendetje edhe nga une . Ndryshimet qe po i pershkruani tek femiu i posalindur i juaji e qe jan pasoj e lindjes se veshtiresuar-, kan nevoj vetem te kontrollohen  tek mjeku i juaj deri sa te terhiqen. Terhiqja mund te zgjas nga 4-6 jave.

133. Pyetja

Kam nje problem shume te padurueshem. Kam sekrecion te bardhe nonstop dhe ere shume te keqe ne vagine. Jam duke perdorur qe disa ditw Orvazhill dhe Amoksiciline por jam ende me keq pasi tash kam edhe kruarje dhe dhimbje!

Përgjigjja

Valona,

Ju rekomandoj te beni nje testim te  strishos vaginale dhe cervikale ne bakterie patogjene dhe te verifikoni llojin e bakteries dhe llojin e terapise qe duhet ta merni.

132. Pyetja

Jam ne javen e 32 po kam dhimbje ne fund te barkut , kesh te mjekja me kontrolloj me tha te vjen dhimbta prj femis po per beben me tha i ka rajet e shpeshta te zemres a esht problem per beben serjoz

Përgjigjja

Ajana,

Dhimbja e barkut ne shtatezani eshte simptom i shtrengimeve te mitres qe mund te  shkaktohet nga beba  ose nga  nana.Ne keto javet e fundite te shtatezanis mire eshte te beni kontrolla me te shpeshta – me ultraza, laboratore dhe CTG qe te dihet gjendja e bebes.

129. Pyetja

doktoresh jam ne javen e shtate te shtatzanise mirepo kam probleme shum te medha me sinusa kam dhimbje te paperballueshme a ka mundesi me me tregu qka mundem me perdor qe nuk i ben bebit dem sepse nuk po mundem me perballu mo dhimbjen a mundem te perdori Tylol hot

Përgjigjja

Blerta,

Inflamacionin e sinuseve duhet ta trajtoni me komplet terapin , e jo vetem me analgjetik. Ju rekomandoi ta bani nje kontrollë te spec .ORL-me kujdes te veçantë ne terapi, me që jeni shtatezane.

127. Pyetja

Pershendetje doktoreshe, jam nje vajze 17 vjecare dhe prej 2 vitesh me jane nderprere menstruacionet. Mu shfaqen per here te pare ne moshen 13 vjecare, dhe per dy vjet rradhazi kane qene pothuajse tej

Përgjigjja

Eni,

Ju rekomandoi ta beni nje kontrolle gjinekologjike me ultraza dhe të bani analizen laboratorike te statusit hormonal.Pas ketyre egzaminimive verifikohet gjendja e endometrit-ne miter dhe gjendja e vezoreve te juaja. E pastaj meret vendimi per terapin e duhur.

122. Pyetja

Jam 26 vjeqare 4 her ivf kam ba po kam deshtu. mjeku po me thot se gjithqka ne rregull je .po rezultat tmir nuk po kam jam shum e zhgenjym .po tash mas transferit po kam te bardha shum me er shum te keqe .

Përgjigjja

Yllka,

Eshte mire ta testoni strishon vaginale dhe cervikale per bakterie patogjene- qe ta trajtoni me barna adekuate.E mandej kur te planifikoni IVF tjeter -ju rekomandoi te beni PGD para transferit qe te eliminoni disa prej semundjeve te mundeshme te embrionit .

120. Pyetja

am nje grua 42 vjec dhe kam probleme me ciklin e periodave dhe nuk me ndalen tash 10 dit ju lutem cfar me rekomandoni ju

Përgjigjja

Hajrije,

Rekomandimi im eshte qe se pari te beni nje egzaminim gjinekologjik  ultrasonografik  e mandej te meret vendimi per terapin, ne baze te statusit tuaj.

118. Pyetja

Jam 37vjeq jam e martuar qe 6muj deshiroj mbet shtatzan kam ba ni kotrroll te mjeku dhe shum mir jam a ndikon mosha qe mos te mbetem shtatzan burri esht 45vjeq?

Përgjigjja

Rita,

Ju rekomandoi te beni nje analize te gjakut- qe te verifikoni statusin hormonal te juaj ne kete moshe dhe te testoni spermogramin te partneri.

 

117. Pyetja

Kam.spiral qe 2vite por e kam edhe nje cist ne anen e djatht po ss dhimbje skam a osht e rrezikshme edhe sa her me vin.mestr me dheb koka ka dojn mem perfundu klm

Përgjigjja

Emine,

Qashtjen e cistes ju rekomnadoi ta bani kontrollen dhe ta mjekoni.Spiralja -kontrollohet a e ka vendosjen e mire -a ka levizë dhe per kokedhembje ta bani statusin hormonal dhe ta trajtoni.

112. Pyetja

Pershendtje kam nje pytje kam qen ne kontroll dhe gjinekologu me ka than qe vezorin e djatht e kam te ndishem shum po sma qit ndoj hap qe ta perdor a mund te jet e rrezikshe dhe si mund te sherohet se kam shum dhibje ne fund te barkut edhe kemba e djatht me pihet nga dhimta

Përgjigjja

Linda,

Qe te verifikohet arsyeja e dhimbjes ju rekomndoi te vini me ba nje kotrolle me ultraza dhe te ju bahen analizat e gjakut dhe te urines. Ne baze te rezultateve percaktohet dianoza e sakte dhe terapia e duhur.

107. Pyetja

Dr flm shum per pergjigje tuja mirpo si beht testi I ovulimit a te tregon me dit kur eshte koha e ovulimit a si pres pergjigje flm shum

Përgjigjja

Meri,

Testi i ovulimit eshte nje test trakë qe regjistron  ritjen e LH hormonit ne urinë- Ovulacionin…testi del pozitiv vetem ne diten e ovulacionit.

105. Pyetja

Pershendetje dr meqen se une ciklin nuk e kam te rregulkt si vrehet Sekreti cerkival do me tha permes sekreti cerkival si mund ta vrej se kam ovulim ju lutem nje pergjigje pasi qe dy vjet tentoj per shtazani kaloni respet per ku de

Përgjigjja

Meri,
Me barnatoret tona ka test-traka per ovulacion.
Nese nuk gjeni, ju rekomandoi ta percjellni ciklin me ultraza dhe me analiza te gjakut dhe e verifikoni kohen e ovulacionit.

100. Pyetje

Miremrama doktoresh.j am e martume qe 7 vite kam pas problem me kanale . Kam provu ivf 3 her kam deshtu .qa me kishe kshillu me ba

Përgjigjja

Yllka,
Ju rekomandoi qe gjate procedures se IVF ta beni nje analizë gjenetike te biopsis se embrioneve para se te behet transferi .

94. Pyetja

Pershendje doktoresh jam martu qe 4vite ende s kam femij ne mars kam pas abort spontan mjeket me than se beba u kan posht pres pergjigje nga ju flm

Përgjigjja

Tina,
Ju duheni ti bani analizat laboratorike dhe kontrollen gjinekologjike qe te verifikohet aresyeja e problemit qe keni. E mandej bahet mjakimi adekuat.

91. Pyetja

Pershendetje ! Fitnesi a ndikon ne prishjen e virgjinitetit ose pelcitjen e himenit ose a ndikon diqka negativisht.. Faleminderit

Përgjigjja

Jeta,

Fitnesi   vetem ndikon pozitivisht ne organizmin e juaj dhe asnje demtim nuk mund te ju shkakton.

88. Pyetja

Un dua te pyes un e kam ciklin me 18 dhe nuk me ndryshon data qdo muj me 18 por kur e kam ovulacionin a mund te me tregoni

Përgjigjja

Tina,

Te ciklet e  regullta  menstruale -Ovulacioni eshte 14 dite para fillimit te menstruacionit.

85. Pyetja

Pershendetje HCG me ka dal me vlera 1.9 a osht normal

Përgjigjja

Shpresa,

Nese e ke testu beta HCG per shtatezani,kjo vlere tregon qe ne kete moment nuk je shtatezane.

83. Pyetja

Pershendetje,jame 19 vjece dhe pas menstruacioneve gjithmone deri sa te me vijne muajn tjeter kam sekrecione te bardha ju lutem ca mund te jete me ktheni pergjigje.

Përgjigjja

Gona,

Gena,qe te verifikohet etiologjia e shtimit te sekretit vaginal – ju rekomandoi te beni testimin e strishos vaginale e cervikale ne bakterie patogjene

82. Pyetja

Jam shtatzan kamm 6jav jam 24 vjet du me dit a kryn abortime dhe kur munem me kry

Përgjigjja

Merita,

Nderprerja e shtatezanisë 6javeshe e pa planifikuar mundet te behet ne ordinaca gjinekologjike dhe ne kliniken gjinekologjike.

79. Pyetja

persh dr ju lutem nese nuk mendem me pas mardhenje a mundet mu djeg qelizat e femive mos me bofemi ne te ardhemen

Përgjigjja

Pershendetje Flora,
Te cdo femer mosha reproduktive fillon me  fillimin e menstruacionit e  deri ne moshen 35vjeqare. Edhe nese nuk keni shtatezani ne kete interval ,qelizat ve shpenzohen ne cdo cikel menstrual.

77. Pyetja

Pershendetje Doktoresh, Kam nje problem me sekret vaginal. Gjate mardhenjes me bashkeshortin me del nje sasi e madhe dhe sekreti ka ngjyre te bardhe por eshte I trashe. Ka nje arome ne vete. Ju lutem me sugjero cfare te bej

Përgjigjja

Henza,

Eshte mire te beni nje testim te strishove vaginale dhe cervikale ne bakterie patogjene. Keshtu do te verifikohet bakteria e cila eshte prezente dhe antibiotiku ne cilin eshte i ndieshem.

76. Pyetja

Pershendetje desha te pyes ka 11 dite qe jam me menstruacione dhe nuk e di a eshte diqka per tu shqetsuar Faleminderit nese pergjigjeni

Përgjigjja

Ela,

Une te sygjeroi te beni nje kontrolle gjinekologjike dhe te verifikohet arsyja e rjedhjes se zgjatur.

59. Pyetja

pershendethe doktoresh jam nita,, desha tju pyes a ka mundsi me ngel shtatzan pasi ne nji muaj kam gjakosur dy her jam 19 vjeqe,, ju lutem me jepni nje pergjigje ju faleminderit.

Përgjigjja

Pershendetje Nita,
Edhe pse ke gjakosë dy here brenda muajit- ti mundesh me mbetë shtatezane.Verifikoje me testin e urines ose me testin e gjakut.

53. Pyetja

Pershendetje doktoresh shpresoj qe te me kthesh pergjigje jam 23 vjeqe jam e martuar dhe po planifikoj te mbes shtatzan po kam pcos sindrom edhe kam bere teste per ovulacion po gjithmon jan negative qka mund te bej per ket sindrom te lutem me kthe pergjegje a mund te mbes shtazan dhe si jam shum e shqeysuar Faliminderit

Përgjigjja

Sara e dashur,
Dua te ju them, qe kemi shumë paciente me PCO sindroma që kane shtatëzani dhe kane femijë.
Ju rejomndoi te beni vizitë gjinekologjike me analizat e duhura per PCO dhe stimulim te duhur te ovulacionit duke e percjellë me ultraza…

52. Pyetja

pershendetje desha te.di clomifen tablet mund ta rregull9n ciklin apo qka ta perdo sepse kam cikel te pa rregullt megjitha at dua te mbetem shtatzane

Përgjigjja

Pershendetje Gjyljeta,
Klomifen eshte terapi per stimulim te vezoreve .Unë ju rekomndoi te beni nje vizite gjinekologjike ,te verifikohet problemi i qregullimeve menstruale e mandej te miret terapia adekuate .

44. Pyetja

vlera e analizes TSH 12.1 vlerat referente 0.6-4.5 qka duhet te beje

Përgjigjja

Pershendetje Nita,
Ne baze te rezultatit te analizes suaj  ju rekomandoi nje konsultim me endokrinologun.

42. Pyetja

pershendetje doja te pyesja per dicka kam nje femi 7 vjec ,dua te bej edhe nje tjeter por nuk mund te mbetem shtatzan ,4 vjet me par kam deshtuar isha e vogel ne barr por pa dashje sa doktorat nuk e gjeten dot shkakun .tani kam ber edhe analiza me dalin mir por nuk mund te mbes shtatzen sic e thash edhe me par kam 4 vjet qe tentoj , ju lutem te me ktheni nje pergjigje ....faleminderit

Përgjigjja

Pershendetje Res,
Sipas historis suaj qe na e keni pershkru ,rekomandimi im eshte te kryeni testimet e infekcioneve bakteriale e virale tek ju dhe te partneri dhe te testohet kalushmeria e tubave.
 Mandej mundeni tē beni nje stimulim te vezoreve  dhe te ovulacionit ,duke e percjellë me ultraza ritjet e folikuleve.

38. Pyetja

Jam 21 vjeqare jam operuar prej cicrres a mund te lind femi

Përgjigjja

Pershendetje , Dona.

Nese nuk ke probleme te tjera , ju pa problem do lindni femi pas ketij operacionit.

37. Pyetja

Nese grupi i gjakut eshte B-negativ atehere a mundet femija te mos jet femije normal?

Përgjigjja

Pershendetje Kaltrina,
Nese ju keni gr e gjakut B negativë,nuk do te lindni femi jo normal – sa i perket gr te gjakut.
Rekomandohet te testohet gr gjakut edhe i partnerit dhe nese edhe ai eshte Rh- negativē – nuk keni probleme. Nese partneri eshte Rh-pozitivë, pas lindjes obligoheni ju te merni nje  inekcion per te ju mbrojtur shtatezanit .

35. Pyetja

Cilat jane ato analiza te gjakut edhe cka eshte laparascopia edhe a eshte e veshtire te behet. faleminderit per mirekuptim.

Përgjigjja

Lejla  e dashur,
Laparoacopia eshte nje intervenim diagnostik dhe nese ka nevojë edhe terapeutik ,e cila bahet me anestezion – dhe ju deri sa flini ajo kryhet e nuk ndjeni fare dhimbje.Ne te njetjten kohe ju miret gjaku edhe per analizat e duhura.Per te gjitha keto ,i drejtoheni mjekut tuaj B.I.

32. Pyetja

Sa eshte vlera e B-HCG per me ngel shtazene

Përgjigjja

Arta,
Vlera e beta HCG duhet te jet nga  50-100njesi qe te konfirmohet shtatezania.

30. Pyetja

Pershendetje mjeke.Kam nevoje te di me shume per tabletat Cyclo-Progynova, cka jane saktesisht, cilat mosha duhet t'i perdorin, cilat jane efektet anesore.. Faleminderit

Përgjigjja

Blerina ,
Cyclo-progynova jan drazhe me permbajtje hormonale -estrogjen e progesteron.Nuk ka kufizime moshe per perdorim.
Efektet anesore i kan si te gjitha tabletat hormonale.

29. Pyetja

Pershendetje... jam nje mashkull 40 vjeqar , femres time i kane dal disa lytha te vagina eshte problemi se une kam infektuar apo vet i kane dal, me trego cfara eshte problemi?

Përgjigjja

Doni ,
Mire eshte te shkoni ju dhe femra e juaj per kontrolle dhe te beni testimet per infexion.Ashtu do verifikohet gjendja dhe do ju caktohet terapia e nevojshme.

25. Pyetja

Pershendetje deshta te pyes jam 26 vjeqare dhe kam 1vit e 6 muj qe jam martuar mirpo problem qendron se sperma s'rrin mbrena!?

Përgjigjja

Fatlinda,

Nese e keni brengen per qelizat spermatozoide, ato kur jane normale levizin shume shpejtë.

24. Pyetja

Pershendetje doktoresh, desha te pyes edhe une per ciklin menstrual qe nuk po me vin e kam bere testin e hormoneve mire me kane dal edhe koka me dhemb edhe pak pesha mu ka shtu?

Përgjigjja

Pershendetje Arlinda,
Çregullimet e ciklit dhe shtimi i peshes eshte e lidhur me cregullimet hormonale e metabolike…sygjerimi im eshte te konsultoni nje endokrinolog dhe ta beni nje ultraza e te shiqohet struktura e vezoreve.

18. Pyetje

Pershendetje. Ka 4 muaj qe kam lind dhe akoma nuk jam sheruar plotesisht. Cili mund te jete problemi?

Përgjigjja

Pershendetje Lejla,

Lejla ju sygjeroi te beni nje kontrolle te gjinekologu dhe nje ti beni analizat laboratorike te gjakut.

15. Pyetje

Jam 35 vjeqe me kane thene qe kam ciste ne vezoren e dhjatht, por une dhimten e kam ma shume ne anen e majte, pse edhe qka mundet te jete kjo?

Përgjigjja

Pershendetje Lule,
Mire eshte te verifikoni me nje kotrolle  , se dhimbja ne anen e majte munde te kete ndonje arsye tjeter  e jo nga cysta.

14. Pyetje

Pershendetje! Jam 27 vjeqare por nuk dua te kem femije per momentin a jane te damshme tabletat Yasmin nese i perdori??

Përgjigjja

Pershendetje Lona,
Me rendesi eshte te dini qe gjate perdorimit te kontraceptiveve orale – ne rastin e juaj Yasmin- duhet ti beni disa analiza gjaku dhe te verifikoni parametrat qe tregojn funkcionimin e melqise,veshkeve, sasin e yndirave dhe te sheqerit ne gjak.Te beni nje ultraza te gjinjve . Keshtu do te keni me pak friga gjate perdorimit.

13 . Pyetje

Pershendetje jam shtatzane 14 jave dhe kam kollitje si ftofje, cka mund te perdori . Po ashtu edhe tash gjate shtatzanis naten hiq spom mer gjumi a eshte normale .? Faleminderit

Përgjigjja

Pershendetje Fitore,

Pasi qe jeni ne javen e 14 te shtatezanise, jeni te kufizuar ne marjen e barnave. Ju preferoi te merni mjalten Bronhiomed 2x1luge…nese nuk ju kalon per 3-5 dite duhet ti beni analizat e gjakut dhe nje kontrolle te mjeku .
 Hormonet qe prodhohen ne shtatezani bajn relaksimin e gruas -por juve ndoshta po ju pengon kollitja e nuk po beni gjume te rahatshem .

12. Pyetja

Pershendetje.. Jam 23 vjeqe jam e fejuar.. Kam cikel te crregullt.. Gjithmone me duhet te kem frik.. Edhepse sa here qe kam marrdhenje seksuale ruhemi .. E di qe nuk kam ngelur shtatzene por prap cdo here kam frik. Pse me ndhodh kjo? Me vijn cdo muaj por asnjere me kohe ..

Përgjigjja

Pershendetje Adela,
Nese tani nuk  keni  planifikuar  te keni shtatezani, qe te jeni te qete – ju preferoi te perdorni mjete kontraceptive . Mundeni ta perdorni kondomin apo edhe tabletat kontraceptive qe pihen 1×1

10. Pyetja

Jam shtatzan ne pjesen vaginale me kan dal kondilloma, asnjeher nuk i kam pas as une as bashkshorti, a mund te me tregoni si mu kane bo ato, a jane te rrezikshme per mua dhe bebin, me kane then qe per bebin sjane aspak te rrezikshme, po per mua po, mundet gjaku me mu helu sa eshte e vertet kjo a mundesh me ma spjegu, kaloni mire

Përgjigjja

Pershendetje  Rinessa,
Kondilomat jane ndryshime ne lekure dhe mukozen e vagines te shkaketuara nga infexioni me virus. Simtomet manifestohen kur imuniteti eshte i dobesuar.
Per bebin, keto ndryshime gjate shtatezanise nuk jan te rezikshme – por lindja nuk munde te behet me rruge natyrale se atehere munde te bartet te femija.

9. Pyetja

Deshiroj te mbetem shtatezan por kam ber nje kontroll tek gjinekologu mtha se ke nje problem qe janjik edhe vezoret nuk formohen sa duhen, nuk mka qit kurgjo te perdor nkete rast qa duna me bo une, a duhet terapi me perdor ?

Përgjigjja

Pershendetje Linda,
Per me caktu terapin e novojshme qe te arihet deri te shtatezania , se pari duhet te behen disa analiza e te verifikohet problemi i juaj. Mandej te behet stimulimi i vezoreve qe te ritet prodhimi i qeliza veze.

8. Pyetja

Pershendetje deshta te pyese kur eshte koha me e pershatshme per te mbetur shtatzen ? para apo pas ciklit dhe sa dite?!

Përgjigjja

Pershendetje Teuta,

Te femrat qe kane ciklin e rregullte -cdo 28 dite -ditet e pllelleshme jane nga dita e 12-14 e ciklit d.m.th. javen pas menstruacioneve.

5. Pyetja

Pershendetje jam 22vjeqe dhe gjate mardhenjes kam shume dhembje, a mund ta di se a ka ndonje hap per te ndaluar dhimbjen, sepse kam qen ne kontroll te gjinekologu , me ka thene qe e natyrshme eshte ,, Klm

Përgjigjja

Pershendetje Donap…

Se pari  te diagnostikohet arsyeja e dhimbjes e mandej te caktohet terapia…normale eshte qe gjate mardhanjeve te mos kesh dhimbje.

4. Pyetja

pershendetje ... jam 35 vjeqe e pa martuar, me kane dal disa lytha ne vagin , a eshte diqka rrezik, ju lutem??

Përgjigjja

Pershendetje Rita,
Ndryshimet qe i keni vërejtë duhet ti kontrolloni dhe ti trajtoni sa më shpejtë se kane tendencë te perhapjes nese jane virale.

3. Pyetja

Pershendetje, Jam 21 vjece dhe qe ne fillim kam pasur probleme me ciklin.. ka raste qe nuk me vijne 1 vit, ka raste qe vijn cdo muaj ,ka raste qe me vonehen 6 muaj. si shpjegohet, ju lutem ??

Përgjigjja

Pershendetje Ersa…

Cregullimet e ciklit menstrual rezultojnë nga cregullimi i nivelit hormonal.Ju rekomandoi ta verifikoni statusin hormonal ne gjak .

2. Pyetje

Pershendetje, desha te pyes kur na vonohet cikli mestrual cka mund te perdorim sepse me jane vonuar qe nje muaj e gjysme , jam 19vjeqare nuk jam e fejuar e as e martuar, nese mundeni te pergjigjien, kaloni mire!

Përgjigjja

Pershendetje Besarta,
Ne kete moshe cikli menstrual duhet me qenë i rregulltë…por kur ka qregullime mire eshte te behet nje kontrolle me ultaza dhe te testohen hormonet ne gjak.

1. Pyetja

Jam 22vjec dhe kam dhembje koke gjate kohes se menstruacioneve , me miren ment dhe me dhemb koka shume, sa qe me behet sikur mbaj dikqa rend ne koke. a mund te me spjegoni se per cfare arsye me dhemb dhe kete dhimbje nuk e kam te shpesht po vetem ndonjehere?

Përgjigjja

Pershendetje Blerta,

Kokedhimbja gjate kohes se menstruacioneve mund te vie nga  ndryshimi i nivelit te hormoneve ne ate faze te ciklit , nga humbja e lengjeve te trupi  dhe mos kompenzimi adekuat, nga anaemia qe munde te lajmerohet nese gjakosni me teper … per kete aresye ju preferoi ta testoni hemogramin  dhe mandej te meren masat e duhura.

Pyet Mjekun

[gravityforms id=3 title=false description=false field_values=’emri_mjekut=Fatmire Imeri, Gjinekologe – Obstetre’]

Related posts

5 Comments

  1. luledielli

    pershendetje doktoresh desha qe menjiher te inkuadrohem ne temen e cila me intereson mua .Sa mundem une te jam e sakte ne daten e lindjes se foshnjes sime ;A mundet me linde ajo pikrishte dhe me nji dat teper te sakte pikrishte 9 muje kalendarik apo mundet me pas ndonji ndryshim Aresyeja;kemi qene ne pushime sheruese dhe jemi kthy ne vendin ton UNE SE BASHKU ME BURRIN TIM ishim ne mexsiko sity pa pature asnji mardhenje INTIME jemi rikthyer ne shtetin zviceran me daten 12 marse dhe ate mbremje kemi pature maredhenje dhe me 12 dhjetore ne oren 0 3 pase mesnate ka pasuare lindja,e vajzes son une i frigohem kesaj date sepse nuk kam qen e urte ato dite gjat qendrimit tim ne mehiko te lutem me tregoni nji te vertet te pa tjetersushme dua te mbetem sekret ne ket mesazh sipas emrit HENA FLM PER MIRKUPTIM

  2. ema

    Pershendetje Doktorreshe , kam nje problem persa i perket cisteve ne vezore …kam ciste ne vezore te madhesise 6mm dhe 8mm …a jane te demshme ose te rrezikshme dhe sa ndikojne ne mbetjen shtatzene … ju lutem me ktheni prgj …

  3. Kosovare Lyra

    Mesazhi: Preshendetje jam nje grua e martuar une kam pas daten e ciklit met 28 por me kan ardhur met 29 vetem pak pika si te kaffta met 30 me kan ardhur te kuqe amo jo shum si hera te tjera mua me zgjatin 5 dit mir po tani vetem 4 dit me kan zgjat me vjen per te vill nuk mundem trupi me likshtohet e kam ber testin me ka dal negativ koma e djatht me pihet edhe ne anen e djatht mee therr te barku te lutem ma jep nnje pergjigjje faliminderit shum

Leave a Reply