20. April 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Eksperte për të menaxhuar ditët e ciklit menstrual. Burrat s’do t’ia dilnin dot kurrë

Siklet, dhimbje, pafuqi po e kanë edhe një të mirë “ato shoqet” që vijnë çdo muaj. Kanë disa të mira në fakt, por po flasim këtë herë vetëm për prakticitetin që të mësojnë. Një apo dy vjet nga cikli i parë menstrual dhe bëhesh eksperte për ta përballuar me sukses atë javë të sikletshme të çdo muaji. Burrat nuk do t`ia dilnin dot kurrë si ty, ja me këtë ngushëlloje veten.

Të jesh në gjendje të krijosh një mbrotje të përkohshme me letër higjienike kur ato të vijnë papritur.

Të jesh në gjendje të ecësh në një mënyrë të veçantë (sikur ke bërë çiçin), vetëm për të shmangur rrjedhjen e gjakut.

T`i bësh llogaritë si ekonomiste e ta dish fiks ditën kur do të të vijnë.

Ulesh në një mënyrë të caktuar për të shmangur derdhjen e gjakut.

Dhe shtrihesh gjithë siklet edhe natën.

E fsheh tamponin që ke marrë nga çanta jote, sikur e ke vjedhur, fiks si hajdute profesioniste, duke e futur nën mëngë.

E tërheq tamponin si eksperte.

Ose kur të humbet në vaginë, gërmon pafund derisa ta gjesh.

Bën një buzëqeshje të shtirur sa herë që kur ngrihesh në këmbë ndjen të të rrjedhë.

Ti e ndjen kohën e duhur se kur duhet të shkosh në tualet të ndërrohesh. E ke fituar instiktin me kohën.

Si me magji, i vjen gjithmonë në ndihmë shoqes, mamasë, motrës, kushërirës, koleges me një lines apo tampon.

Dhe ke aftësitë e një superheroi që e gjen mundësinë të ecë përpara edhe mes dhimbjeve dhe sikletit./F.H/Tiranapost.al

Related posts

Leave a Reply