18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Efektet anësore që askush nuk ju tregon për sprejin e nxierjes së lëkurës!

Shumica prej nesh ndihen më mirë nëse e kanë trupin të rrezitur apo të nxirë. Disa zgjedhin shkëlqimin nga rrezet e diellit e disa bëjnë zgjedhje duke kërkuar prirje artificiale, gjë që shkaktojnë dëme të pakthyeshme të lëkurës. Por, ka një efekt anësor të pakthyeshëm nga këto lloje të sprejeve.

Rreziku nga spreji për nxierje të lëkurës

In Article Mobile BP

Sallonet për rrezitje artificiale janë bërë jashtëzakonisht të famshëm në vitet e fundit. Në vend që të rrezikoni të merrni ngjyrën joproporcionale përmes sprejeve të ndryshme e të bëni kërrdi në banjon tuaj, ju mund të bëni disa seanca në solarium për vetëm pak minuta dhe të merrni ngjyrën e preferuar njëlloj në tërë trupin – kështuqë nuk do të ju duken gjunjtë tri nuanca më të errëta se këmbët nga prapa.

Efektet anësore nga spreji për nxierje të lëkurës janë se përmbajnë shumë formula ndërmjet 1-15% DHA, që paraqet një acid yndyror omega-3 dhe aditiv të ngjyrës që përdoret për të dhënë efektin e rremë të nxierjes. Përdorimi i sprejeve të tilla ndikon në inhalimin apo thithjen e përbërësve të tillë duke ju rënë edhe në sy, e që mund të shkaktojë marramendje, dhimbje koke dhe të përziera. Nëse jeni të varur nga nxierja artificiale me spreje të tilla, të paktën mbani veshje mbrojtëse, sidomos për gojën, hundën dhe sytë.

Një tjetër opsion i mahnitshëm? Përzgjidhni një aplikim manual për nxierje të lëkurës, meqenëse nuk ka dëshmi të qarta për përbërësit që mund të jenë të dëmshëm. Ekzistojnë poashtu shumë lloje të sprejeve për nxierje që janë natyrale e që mund t’i përdorni pa u friguar, sepse shumica e këtyre formulave konsiderohen të mira dhe janë të bërë nga përbërës organikë./femra.net/

Related posts

Leave a Reply