Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

Dua Lipa harron ish-in, “kapet mat” me DJ-in e njohur

A është Dua Lipa në një lidhje të re? Këngëtarja nga Kosova është fotografuar teksa përqafohej me DJ-in holandez Martin Garrix në Miami të Floridas. Afërsia e tyre në fakt na bën të mendojmë se dyshja nuk janë thjesht shokë të mirë dhe kolegë.

Ata kanë bashkëpunuar në një këngë disa muaj më parë të quajtur “Scared To Be Lonely” dhe performuan bashkë në “The Tonight Show”.

Por mesa duket përveç bashkëpunimeve në muzikë, dyshja po shijojnë edhe disa ditë pushimi së bashku. Ata u fotografuan një grup miqsh në një “Starbucks” para se të hynin në një varkë së bashku.

Media “Just Jared” shkruan se, Dua Lipa nuk është parë prej kohësh me ndonjë të dashur të ri, që pas ndarjes nga modeli Isaac Carew në mars të këtij viti.

Lexoni edhe këtë:   Deena Abdulaziz Al-Saud: Princesha arabe që thyen rregullat e modës!





Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
‘Dardania’ rikthen Blerina Kllokoqi Rugovën, me sfilatën më të veçantë në vend

Për të treguar më shumë detaje në prag të kësaj sfilate, për KultPlus, foli vetë kreatorja Kllokoqi Rugova, e cila...