18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Shkëndije Dobruna, Dermatologe – Dermatokirurge

Dr. Shkëndije Dobruna,

Dermatologe dhe Dermatokirurge

In Article Mobile BP

tel. 044-161317 / 049-544888

Prishtinë

Profili i mjekut

Dr. Shkëndije Dobruna Dermatologe dhe Dermatokirurge e specializuar ne Univeristetin e Tiranës,dhe per Kirurgjisë së lëkurës në Klinikën Universitare “Landes Krankenhaus” të Gracit të Austrisë (1997-1999).

Ka magjistruar në Prishtinë në temën “Kanceri i lëkurës, diagnoza dhe mjekimi”.

Ka marrë pjesë në workkshope dhe kongrese evropiane dhe botërore tëDermatologjisë

Punon në Klinikën Universitare të Prishtines në repartin e Dermatovenerologjisë  dhe ne ordinancen private DERMA D,

Në vitin 1996 ka themeluar Klinikën private “Derma”, për të vazhduar veprimtarinë në vitin 2000; në klinikë aplikon metoda të avancuara dermatologjike, dermatokirurgjike dhe estetike.

Adresa Afrim Vitia nr 1, tek Parku i Qytetit

Më poshtë i gjeni pyetjet dhe përgjigjet e deritanishme.

Të dashura lexuese,

Duam t’ju njoftojmë se numri i madh i pyetjeve me probleme të njëjta dermaologjike që i drejtohen dermatologes tonë dr. Shkëndije Dobruna, na e ka kufizuar mundësinë që për secilën pyetje të bërë të kthehet edhe përgjigja, prandaj Redaksia eleminon pyetjet që paraqesin të njëjtin problem shëndetësor, duke i dërguar doktoreshes vetëm pyetjen e parë të ngjashme. Andaj, ju që nuk gjeni përgjigjje për pyetjet që keni parashtruar, ju lusim të gjeni përgjigjen tek pyetjet e bëra nga lexueset para jush.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

 

70. Pyetja

Pershendetje doktoresh e kom qiken 2 jav she ka lind me hemangiom deshta te them a munesh me hjek me laser

Përgjigjja

REA,

Hemangioma mund te rritet deri ne muajin e 9 te pas se ciles kohe fillon e zvoglohet. Nese ne kete periudhe tregon shenja te rritjes se shpejte atehere duhet trajtim mjekesore tek pediatri

67. Pyetja

Oj doktoresh amunesh mem ndihmu bre se spo di qa me ba ma , mkan dal do puqra ntrup jom kan te ni dermatologe um ka than kafshim i insekteve pom kruhen shum pom kuqen pak si te ajta vena vena ku pom kruhen mka qit masta ikom ly nekci kom mar ama apet pom dalin spo di qa me ba ma tlutna ndihnom

Përgjigjja

Erza,

Me vjen keq Erza por puqrat dhe pickimi i insekteve jane dy gjera te kunderta dhe trajtimi ityre eshte i ndryshem. Duhet te ekzaminoheni edhe ndoshta do te jete e nevojshme te beni edhe analiza laboratorike.

66. Pyetja

Pershendetje doktoreshe, Jam 17 vjece ,kam nje problem me fytyren ,qe ne moshe te vogel me jane shfaqur njollat kafe ne fytyre (pikat e qures) a mund te me tregoni ndonje menyre se si ti eleminoj pasi jane shume bezdisese ,ju faleminderit

Përgjigjja

Ana,

Trajtimi i efelideve eshte gjate dhe varet nga tipi i lekures. Per te percaktu llojet e kremeve dhe tretmaneve eventuale duhet te lajmeroheni per konsultim. Nderkohe mbrojtaj nga dielli dhe perdorimi i Vitamines C mund te ju ndihmoj sadopak.

65. Pyetja

Pershendetje doktoresh , para nje viti ne dy kembet me jan shfaq disa ithata tash me kan mbetur shum shenja a ka ndonje menyr si ti menjanoj

Përgjigjja

Beisa,
Shenjat e ngelura nga ulcerat mund te zbehen me trajtim dermatologjik, per qfar duhet te lajmeroheni per konsultim

63. Pyetja

Persh .dr un jam 25 vjeq edhe me kan ngelur shenja ne fytyr gropzime pas largimit te puqrrave si mund ti trajnojm keto shenja

Përgjigjja

Cimi,
 
Gropezimet pas akneve neve i trajtojme me sukses permes Dermapenit Medicinal, PRP se apo Laserit. Per me shume mund te shifni ne FB Klinika e lekures Derma D ose Instagram dr shkendije dobruna

60. Pyetja

Mirmrama jam 24vjeqare kam strija ne stomak krahe.qa me kishite rekomadura per te hequ.

Përgjigjja

Beona,
Striat mund te trajtohen me metodat Dermapen medicinal, Plasem autosome apo Trajtim laserik. Varesisht nga mosha , gjendja e klekures dhe thellsia e tyre ndonjehere nevoitet kombinim i metodave per redukimin e tyre.

59. Pyetja

Pershendetje, Deshta te pyes doktoreshen kam puqrra ne gjoks shpine dhe fytyre jam 28 vjece cka duhet te ndermarr qe ti largoj ose ti trajtoj?? Falemnderit!

Përgjigjja

Yllza,
Puqrat jane nje patologji qe shfaqet ne ne lekure me tendence akneike e trasheguar qe perkeqesohet te cregullimet hormonale, infeksioze apo shprehit e ndryshem sidomos ato ushqimore. Prandaj fillimisht duhet te hulumtohen faktoret inicues , me pastaj te caktohet menyra me e mire e trajtimit te tyre.

57. Pyetja

Pershendetje doktoreshe.. kam probleme me hunden sepse me rri e skuqur dhe nganjeher behet si me gugna dhe rralle me dalin edhe disa puqrra te cilat pas disa diteve thahen dhe largohen.. ju lutem me tregoni se qfare duhet te bej ..faleminderit

Përgjigjja

Fitimi,

Problemi juaj duhet te hulumtohet nga dermatologu, meqenese keto jane shenja te Rosaceas, e qe shpesh mund te provokehet nga nje bakterie ne lukth e cila mund te damtoj mjaft.

55. Pyetja

Pershendetje doktoreshe... Deshta te bej nje pyetja kam problem me fytyren me dalin puqrea te bardha ne fytyre si nen lekure duken po me shqetson shume kjo gjendja e kam lekuren e that edhe sdi qfar kreme te perdor flm shume

Përgjigjja

Shpresa,

Sipas pershkrimit tuaj, ndryshimet duhen te jene ” milia ” yndyre qe nuk mund te dal nga lekura per shkak te poreve te mbyllura. Te lekura e thate nuk mund te perdoren kremerat per grryerje te lekures, prandaj duhet te beni tretmane  si dhe te konsultoheni me dermatologun per te hulumtuar arsyen e shfaqjes ne kete kohe.

54. Pyetja

pershendetje Doktoresh.burrit time I kan dalur shume lytha ne koke a shtohen kta me shume edhe a jan rrezik mos jan tumor I lekure.si duhe ti mbrojme flm per mirekuptim..

Përgjigjja

Linda,
Duhen te ekzaminohen dhe te diferencohen se cfare lytha jane. Mund te jene lytha yndyrore qe nuk paraqesin rrezik. Por mund te jene edhe nevuse qe duhet pasur kujdes  per trajtim te tyre.

52. Pyetja

Pershendetje, kam fytyr te yndyrshme mirpo kam nganjher me dalin akne kshtu perdora kanellen(cimet) te perzier me limon mirpo fytyra ime eshte skuqur desha te di qfar te bej amo kshtu do mbetet fytyra ime?

Përgjigjja

Medina,
Lekura e yndyrshme duhet te mirembahet ne menyre adekuate ne menyre qe te mos kete akne. Trajtimi qe e keni bere ju ka provoku  Dermatit te \Kontaktit i cili do te largohet nese trajtohet nga Dermatologu. Nuk ju kisha keshillu qe ne fytyre dhe kudo ne trupin tuaj te perdorni receta te pa vereifikuara dhe te shkruar nga autore jo dermatolog dhe jo profesionist.

49. Pyetj

kam shum puqrra ne fetyr me qka mund ti hjeki

Përgjigjja

Arta,

Trajtimi i puqrave eshte kompleks. Prandaj dhe nevoitet qasje profesionale, shpesh duke filluar nga trajtim i gjith trupit, ndryshimit te  shprehive jetesore dhe ushqimore, e perfundimisht perdorimi i kremerave lokale.

47. Pyetja

Pershendetje Doktoresh. Kam ni pytje Daja jem e ka smujen e lekures qe quhet Psoriasis Vulgaris. Qysh mundet mu sheru aka naj sherim. Ju Faliminderoj per Pergjigjen. Te Pershendes

Përgjigjja

Hava,
Psoriasis Vulgaris eshte semundje kronike kryesisht e trasheguar qe kerkon mjekim te vazhdueshem, e cila varesisht nga forma, mund te mbizoterohet here here por mund te shfaqet serish.

44. Pyetja

E nderuar:kam nje pucer ne shpatull jo si pucerat e zakonshme eshte pak me e madhe duket sikur eshte e mbushur me qelb por kur e shtyp nuk shperthen,her me kruhet e her me dhemb dhe gjithmon eshte e fort me kshillo cfar duhet te bej dhe cfar mund te jet

Përgjigjja

Hani,
Ne beze te pershkrimit tuaj duket sikur keni ciste yndyrore e cila mund te akutizoj dhe te qelbezohet. Ekzaminimi duhet te behet nga Dermatologu ndersa mjekimi mund te behet edhe nga Dermatologu edhe nga Kirurgu Plastik.

42. Pyetja

pershendetje doktorresh a mund ta di nese klinika juaj ofron ndoonje sherbim per eleminin e pikave te kafta ne fytyr ??

Përgjigjja

Lena,
Pikat e kafta ne lekure eshte term i gjere. Ato mund te jene njolla te lindura, te fituara nga dielli apo edhe nishane. Secila nga ato kerkon trajtim te ndryshem, prandaj dhe nuk mund te ju pergjigjem me saktesisht.

40. Pyetja

Pershendetje Doktoreshe, un jam 19 vjeqare dhe kam probleme me lekuren ne pergjithesi, si femije me jan shfaqur pucrra ne pjesen e kraheve dhe pasi qe i kam prekur tash kan ngel shenjat, por problemi im me i madh eshte me fytyren ngaqe e kam fytyren shum te yndyrshme dhe gjithmone kam probleme me pucrra dhe me pika te zeza nuk me hiqen sa do qe e pastroj fytyren, kam perdor losion per akne mka ndihmu ni koh por nkohen e fundit mduket qe ka ndiku per tkeq e tash qdo mengjes qe zgjohem nfytyr kam yndyr t'tepert, edhe kur e pastroj fytyren me rrin e thate per pak koh prap mshfaqet yndyre, a mund tju lus per ndonje keshille??

Përgjigjja

Anita,

Lekura e yndyrshme dhe me puqra kerkon qasje te shumeanshme dhe hulumtim te shumeanshem per te percaktuar faktoret kryesore qe provokojne ate gjendje. Duhet pasur parasyshe, komponenta gjenetike e cila nuk mund te ndryshohet, ndersa komponentat tjera provokuese mund te kontrollohen deri diku. Prandaj dhe ju duhet te mesoheni ta mirembani lekuren tuaj  sipas gjendjes se pergjithshme apo edhe sipas sezones, gjithnje duke e pershtatur me terapi lokale apo te pergjithshme. Njeherit dhe mirembajtja me linje adekuate mund te ju beje qe edhe lekura e yndyrshme te duket bukur.

39. Pyetja

Sa kushton botoxi nensqetulla dhe a ka gjithmon sukses kunder djerses?

Përgjigja

Genta,

Tretmani i djersitjes nen sjetulla me Botox eshte tretman i sukseshme qe ka afat te efektshmerise rreth 6 muaj. Sa i perket cmimit , ai varet nga fusha dhe njesite e botoxit qe shpenzohen.
Sidoqoft, per ata qe kan problem djersitjen duke ju veshtersuar jeten e perditshme trajtimi 2 here ne vjet me Botox eshte metode zgjedhese.

37. Pyetja

pershendetje desha te ti se qfar te bej kam qarje ne duar largim te mishit nga thonjet dhe nje si lloj peruti ne ter siperfaqen e kokes me kruhet dhe me hjeket copa copa kerkoj ndihmen tuaj

Përgjigjja

Iba,
Me problemin tjuaj duhet te mirret dermatologu  fillimisht per ekzaminim e mepastaj sygjerim te mjekimit. Duket sikur keni te beni me nje problem kronik qe ka nevoje per mjekim me te gjate.

35. Pyetja

Pershendetje! Deshta te di qka te perdor per duar sepse si te perdor detergjent apo shampon me behet dora si puqrra te vogla pastaj thahet edhe me kruhen shume!! kam perdor beloderm po.prap.kam probelm me.to a hiqen apo gjith duhet te perdor krem???

Përgjigjja

Rina,
Meqenese e keni verejt se gjendjae shuplakave ju perkeqsohet me perdorimin e detergjenteve, atehere ju duhet ti mbroni duart me doreza te dyfishta pambuku dhe gome. Trajtimi me kremera mjekesore eshte i domosdoshem atehere kur perkeqesohen. Nderkohe duhen te perdoren kremerat per mirembajtje.

34. Pyetja

Prsh Doktoresh, un dashta me e pyt sa ju perket etheve ne buz, ndonje keshill, se kam probleme qdo 2 jav? faliminderit per mirkuptim.

Përgjigjja

Valmire Krasniqi,

Herpesi ne buze shfaqet si rezultat i imunitetit te ulet. Prandaj duhet te perpiqeni per ngritje te imunitetit. Perndryshe trajtimi i saje kerkon durim  dhe respektim te skjarimeve te dhena nga Dermatologu ne vizite mjekesore

32. Pyetja

Pershendetje! E dashur dr jam nje goce 21 vjecare dhe kam nje pyetje per ju pasi jam sh e shqetesuar per shendetin tim...sepse perpara disa vitesh mu shfaq nje si pucer e kuqe ne shpatulle por tani eshte zmadhuar pak dhe me kruhet ,si mendoni mund te jet kancer lekure?? kam ber analiza por me kan dal mire...apo analiza nk e tregon kancerin e lekures?? Ju lutem me ktheni nje pergjigje

Përgjigjja

Najada Hyseni,
Nje puqer qe nuk hiqet per 1-3 muaj, kerkon ekzaminim serioz tek dermatologu i trajnuar per Dermatoskopi dhe kiriurgji. Ne moshen tende kanceri i lekures nuk eshte i shpeshte, por as nuk mund te perjshtohet, prandaj dhe vizita tek dermatologu eshte e domosdoshme.

 

30. Pyetja

pershendetje doktoreshe Qfare kremi kunder rrezeve te diellit me rekomandoni per fytyre pasi qe kam fytyre te thate. Si dhe si ti heq njollat e kafta ne shpinen time qe mendoj se jane bere nga rrezet e diellit?

Përgjigjja

Ajanak,
Krem kunder diellit per lekure te thate ka nga te gjitha firmat,. Si me i efektshem njihen ato te firmes Bilogjike, Avene apo Rilastil. Ndersa sa i perket pikave ne shpine ato fillimisht duhen te kontrollohen nga Dermatologu.

28. Pyetja

Pershendetje, jam 19 vjeqare dhe nga mosha 17 vjeqare me kane dal puqrra dhe tani me jane larguar, desha tju pyes per disa na te kafta qe kam tek faqet ,si mund ta pastroj fytyren dhe te mos kem asnje njoll? Faleminderit.

Përgjigjja

Lira.

Njollat nuk mund te hiqen me pastrime e ndonjehere as kremerat nuk ndihmojne. Nese njollat jane me te thella atehere vetem tretmanet dermatologjike mund te ju ndihmojne

Cdo te mire

25. Pyetja

Pershendetje doktorreshe, kam djalin 7 jec dhe qe sa dite majat e gishtrinjeve te duarve ju bene me puqrrat te imta dha tani edhe po i levorisen, nuk ka dhimbje. CIla eshte keshilla juaj? ju lutem! Faleminderit.

Përgjigjja

Valmira,

Duhet te behet hulumtim laboratorik ne menyre qe te diferencohet mes  manifestimit lekurore te infeksionit bakterial apo problemit alergjik.

Cdo te mire

23. Pyetje

Pershendetje, kam nje pyetje, kam nje nishan ne trup me ngjyre te zeze, dhe dua ta heq sepse e ngacmoj cdohere pa dashje, a eshte rrezik dhe a ndjen dhembje gjate heqjes?

Përgjigjja

Anisa,

Nishani  preferohet te hiqet vetem ne menyre kirurgjike, si menyre e cila mundeson leximin histopatologjik qe na heq cfaredo dileme per te. Heqja behet nen anestesion lokal me procedure te padhimbshme.

22. Pyetje

Pershendetje Dr. E kam djalin 6 vjeq, ne qafe ne anen e djathte I ka dy shenja me ngjyre kafe , njehere e ka pasur vetem nje e pastaj I ka dalur edhe nje, duken si dy njolla, kam lexuar qe ata qe kane probleme me melqi I dalin ato shenja, e kam derguar per nje eho dhe nuk kane vrejtur asgje sipas juve qka mund to jete, flm!

Përgjigjja

Nina,
Djali juaj mund te kete njolla te trasheguar por qe mund te shfaqen me vone, jo menjehere pas lindjes. Ju kisha sygjeru qe ti fotografoni dhe ti percjellni. Ne rast se vereni ndryshime tek to apo shumim ne numer, lajmeroheni tek Dermatologu.

21. Pyetje

Pershendetje, kam zbokth mbas kokes, kam kroje dhe i kam si njolla te kuqe ato e formojn zbokthin! qa me sygjeron?

Përgjigjja

Linda,
Dermatiti seborhoik kerkon mjekim adekuat dhe mirembajtje adekuate, prandaj dhe keni nevoje per kontrolle tek Dermatologu.

15. Pyetje

Prshendjetje mua tek kembet me hyjne qimet nen lekur dhe shpesh tek kembet lart me behen pucrra me qelb te cilat kane qime mbrenda dhe ate me gjatesi te madhe, ju lutem me tregoni cfate te bej?

Përgjigjja

Lisa,

Tek problemet e tilla ku formohen puqrat ne vendin ku hapet porja dhe del qimja, apo pengesa ne daljen e qimes dhe ngecjen e saje ne lekure, zgjidhje e perkohshme eshte me trajtim me kremera apo solucione qe gerryejne lekuren dhe e mjekojne bakterien qe grumbullohet ne to. Ndersa zgjidhje afatgjate eshte trajtimi laserik i qimeve, me qrast me shkarimin e tyre nuk do te keni nevoje per depilim e ne te njejten kohe nuk do te keni puqra.

14. Pyetje

Prsh. Doktororesh, A mund te me tregon per pucrat te cilat po me formohen pas depilimit te kembeve me maqin. A ka ndonje menyr te trajtimin per eleminimin e tyre.

Përgjigjja

Besa,

Tek problemet e tilla ku formohen puqrat ne vendin ku hapet porja dhe del qimja, apo pengesa ne daljen e qimes dhe ngecjen e saje ne lekure, zgjidhje e perkohshme eshte me trajtim me kremera apo solucione qe gerryejne lekuren dhe e mjekojne bakterien qe grumbullohet ne to. Ndersa zgjidhje afatgjate eshte trajtimi laserik i qimeve, me qrast me shkarimin e tyre nuk do te keni nevoje per depilim e ne te njejten kohe nuk do te keni puqra.

11. Pyetje

Pershendetje dr. Shkendije, kam nje problem me skuqjen ne fytyre nuk e di a e kam nga aknet sepse akne nuk kam shume vetem gjate ciklit menstrual?

Përgjigjje

Blerina,
Skuqja ne fytyre mund te jete emocionale, me natyre seboroike, si rezultat i problemeve me tretje apo  edhe si simptom i ndonje problemi autoimun lekurore.

9. Pyetje

Pershendetje! Cfare duhet te perdore per pika te zeza (krimba) qe dali ne hund e mjekerr, flm!!!

Përgjigjje

Leta,
Meqenese pikat e zeza (comedonet) lene vrima nese nuk trajtohen, trajtimi i tyre duhet te behet me kremera mjekesore me agresiv, agresiviteti i te cilit krem ipet varesisht nga mosha dhe tipi i lekures. Prandaj dhe nuk mund te ju sygjeroj pa vleresimin profesional.

8. Pyetja

Pershendetje doktorreshe! Jam 19 vjece dhe ne moshen 14 vjecare ne fytyre me dolen pucrra. ishin pucrra te moshes, por , ngaqe i ngacmoja vazhdimisht filluan te shtoheshin dhe tani pervec fytyres e cila eshte teresisht me njolla (akne) dhe pucrra, i njejti fenomen eshte perhapur dhe ne pjesen e gjoksit dhe shpines. Pyetja ime eshte: A mund te eleminohen njollat dhe pucrrat, dhe nese po , si? Ju faleminderit!

Përgjigjja

Elisabeta,
Problemi i akneve eshte problem i provokuar nga shume faktore ne nje person me predispozite gjenetike. Ato duhen te trajtohen ne menyre qe te mbahen ne kontrolle pa lene shenja te cilat veshtire hiqen dhe kushtojne. Per heqjen e tyre ekzistojne tretmane qe varesisht nga thellesia e demit ( shenjave apo njollave )varet edhe suksesi i trajtimeve.

7. Pyetja

Pershendetje e nderuar. Jam 33 vjeqar dhe akoma me rriten qimet neper trup dhe dalin edhe te reja. A ka diqka shqetesuse. Falemndrrit

Përgjigjja

Megi,

Problemi i qimeve duhet te jete hormonal , prandaj dhe hulumtimi duhet te behet ne drejtim te zbulimit se cili nga hormonet mund te jete i rritur.

6. Pyetja

Pershendetje a mund te me tregoni ndonje maske per pucrat, gjjate kohes sa jom me mestracione kom veten gjate perdorimit te olloshkave vetem ne vithe, pastaj me jesin vetem si pika...?

Përgjigjja

Elona
Puqrat ne vithe mund te jene hormonale apo edhe infeksion nga zorra e trashe apo infeksion vaginal. Prandaj para sygjerimit te ndonje terapie duhet te behet kontrolli qe te diferencohet prejardhja e problemit

5. Pyetja

Pershendetje doktoreshe ! jam nje vajze qe kam ne fytyre nje si tip hemagiome ose me sakte te them malformim venoz,kam bere rezonancen magnetike edhe me kane thene qe realizohet si operacion..doja te me ndihmonit me emrin e ndonje shteti qe i merr persiper keto operacione sepse me teper kam problemin e anes estetike se nga ana shendetsore nuk me sjell asnji shqetesim. ju faleminderit!

Përgjigjja

Alda Ndreka,
Hemangioma fillimisht duhet provohet te hiqet permes trajtimeve laserike. Zgjidhja me operacion ishte dasht te jete e fundit meqenese perfundimi pas trajtimit kirurgjik ndonjehere nuk eshte estetikisht i pershtatshem. Ju kisha sygjeru qe sipas nevojet te me vizitoni ne menyre qe te vlersoj se vila eshte zgjidhja me e mire per ju.
Cdo te mire

4. Pyetja

Pershendetje, deshta te bej nje pyetje, kam nje vajze 2 vjaqare, ka lindur me hemangiom ne shpin kur ka qen nje vit ja kom dhan disa ineksione TRIAM HEKSAL, thash te pyes se a eshte rrizik. sa te verdht e vezes e ka te madhe ne shpin edhe gjithmon i rrin e nxeht. faleminderit

Përgjigjja

Sara,

Hemangioma nuk paraqet ndonje rrezik ne shpine. Tani e tutje ai ndryshim mund ti zvoglohet gradualisht. Ne rast te persistimit mund te mendoni per trajtim laserik pas moshes 10 vjeqare. Edhe pse trajtimi laserik mund te behet edhe tani. Por eshte mire qe ti lihet kohes qe te zvoglohet vetvetiu e mepastaj vendoset. Cdo te mire

2. Pyetja

Prsh Doktoresh .. A mund te me tregoni ndonje maske per pucrat e brendshme? Nese nuk e kuptoni pytjen do sqarohem me teper!

Përgjigjja

Suela,

Puqrat e mbrandshme duhen te mjekohen, nuk ka krem qe ka fuqi aq te madhe qe te depretojne aq sa ti trajtojne ato. Kur puqrat e brendshme jane te medha ato shpesh duhet te mjekohen me injektrim ne brendesi te tyre.

1. Pyetja

Cfare duhet perdorur kunder qimeve ne fytyre?

Përgjigjja

Ardita,

Fillimisht duhet nje konsulte me qellim te identifikimit te faktorit inicues te daljes se qimeve, si ai gjenetik apo hormonal qe dojne  casje te ndrysjhme ne trajtim te tyre dhe pritshmerine e suksesit te trajtimit. Sidoqoft mund te ju pergjigjem se trajtimi laserik eshte menyra me e pershtatshme e eleminimit.

Pyet Mjekun

[gravityforms id=3 title=false description=false field_values=’emri_mjekut=Shkëndije Dobruna Dermatologe dhe Dermatokirurge‘]

Related posts

Leave a Reply