27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Çfarë ndodh me menstruacionet pas lindjes?

Të gjithë ju kanë thënë se asgjë nuk do jetë e njejtë pas lindjes, si duket kanë menduar edhe për menstruacionet e juaja.

Pas lindjes, trupi juaj pëson shumë ndryshime- mitra juaj zvogëlohet, niveli i hormoneve ulet dhe menstruacionet janë gati të rikthehen sërish. Menstruacionet janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës së femrës andaj kjo është nëj kohë në të cilën do të keni ca ndryshime.

Ja se çfarë duhet pritur muajt e ardhshëm…

Java 1 deri 6

Do të ketë gjakderdhje mirëpo nuk do të jenë ende menstruacionet. Përderisa mitra shërohet, do të vazhdojë të gjakosë nga pjesa ku ka qenë e ngjitur placenta. Në fillim gjakderdhja do të duket si menstruacionet mirëpo do të përmirësohet shpejtë javën e parë.

Herave tjera që do keni gjakderdhje mirëpo nuk do të jenë menstruacionet? Kur rrini shtrirë për një kohë, është normale të keni një rrëke apo dromcë kur ngriteni në këmbë. Mos u shqetësoni pasiqë është vetëm gjak që është mbledhur në vaginë përderisa trupi juaj vazhdon të shërohet.

Ta mbani mend këtë: Edhepse nuk janë rikthyer menstruacionet, ju mund të ngeleni shtatëzëne. Andaj keni kujdes!

Java 6 deri 8

Nëse nuk jepni gji, shanset janë që menstruacionet të rikthehen tani pasiqë shumica e tyre fillojnë të rishfaqen pas javës së gjashtë të lindjes.

Çfarë duhet pritur? Trupi juaj ka kaluar nëpër aq ndryshime të mëdha andaj i duhet kohë të rikthehet. Nëse menstruacioni i parë është më i hollë, i rëndë, i shkurtë, i gjatë, me dhembje apo pa të, mos u shqetësoni. Nuk mund të parashikoni se si do të reagojë trupi juaj, mirëpo menstruacioni mund të rikthehet si ishte apo mundet të ndryshojë në mënyrë permanente ndryshe nga ç`ishte para lindjes.

Kjo është koha e duhur që të filloni me mbrojtje kundër shtatëzënisë, e cila mund të shkaktojë ndryshime të mëtutjeshme në menstruacionet e juaja. Për këtë gjë është mirë të konsultoheni me mjekun për mënyrat se si mund të ndikojnë pilulat në menstruacionet e juaja.

Ta mbani mend këtë: Nëse menstruacionet e juaja rikthehen me ngërçe e dhimbje rrjedhje të rëndë e të papërballueshmë, është koha që të vizitoni gjinekologun pasi që mund të jetë shenjë e polipeve, fibroideve, jobaraspeshës hormonale dhe mungesës së vitaminave dhe mineraleve.

Java 8 deri 24

Një ndër arsyet e mos ardhjes së menstruacioneve? Të ushqyerit në gji! Prolaktina, hormoni shkaktar për prodhimin e qumështit e ndrydh ovulimin andaj mund të mos presim për menstruacione në gjashtë muajt e ardhshëm, ndërsa për disa femra edhe më gjatë se aq. Kur të rikthehen menstruacionet pas aq kohësh, prisni të jenë më të rënda, me më tepër ngërrçe dhe më të çrregullta në disa cikle të para.

Nëse nuk jepni gji dhe nuk u janë rikthyer menstruacionet, mund të jetë tërësish normale. Hormoni i stresit çrregullon sinjalin që i thotë trupit tuaj se është koha që të lëshojë një ve, andaj është mirë që të takoheni me mjekun për këtë çështje./femra.net/

Related posts

Leave a Reply