27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Byrek zarfi me djathë

Përbërësit

2 petë
PËR SOS
1 vezë
1 filxhan vaj vegjetal
2 lugë jogurt
1 të bardhë të vezës

NË BRENDËSI

djathë
spinaq
PËRMBI
susam

Hapat
1
Spinaqin preni në copa të vogla dhe përzieni me djathë, të gjithë përbërësit e sosit i derdhni në një enë dhe i përzieni.

2
E hapni një petë, ia derdhni gjysmën e sosit në të gjithë sipërfaqën.

3
Përmbi ia vendosni petën tjetër dhe e lyeni në të gjithë sipërfaqën, skajet e petëve i vendosni në midis.

4
Në 4 pjesë ia vendosni përzierjën e djathit, e mbyllni petën.

5
Byrek e vendosni tek letra e pjekjës dhe e lyeni me të kuqët e vezës, susam dhe e vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius derisa të skuqet.

6
Ju bëftë mirë!

 

Burim: kuzhinashqiptare

Related posts

Leave a Reply