27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Burri im i dashur, nëse dëshiron më tepër seks ja se çfarë duhet të bësh…

Burri im i dashur…

E kuptoj se dëshiron më tepër seks, shumë më shpesh sesa unë jam në gjendje të jem aty pranë teje. Ndonjëherë mendoj se si do ishte nëse edhe unë do të dëshiroja të kem më tepër seks pasiqë për këtë punë duhet më tepër sesa vetëm të zhvishem pasiqë fëmijët të jenë në shtrat, transmeton Femra.net.

Për mua seksi fillon që në mëngjes, me një përqafim, me një puthje, me një “të dua” para se të shkosh në punë, me një përkëdhelje dhe një puthje në ballë apo faqe për të marrë ca poena shtesë për ëmbëlsi.

Edhepse dukem si një rrëmujë dhe goja ime kundërmon si ajo e ujkut, më thuaj se jam e bukur sikurse të isha e stolisur si në netët kur ishim vetëm ne të dy, pa fëmijët dhe pa brengat e shtëpisë.

Pasi të shkosh në punë, më shkruaj sms, më pyet se si po ia kaloj, më pyet nëse kam nevojë për të më sjellë diçka rrugës për në shtëpi. Nëse harron të komplimentosh në mëngjes, mundohu që të përmirësosh gabimin me një sms të tillë.

Kur të vish në shtëpi, mundohu që të më japësh një pushim nga fëmijët duke u kujdesur për ta. E di se je i lodhur pas një dite të gjatë në punë mirëpo nervat e mia kanë humbur dikur në drekë andaj më jep ca minuta pushim të merituar.

Më ndihmo që t`u veshim pizhamat dhe pasi të kenë fjetur, më sill një gotë me verë apo me çaj dhe fillo një bisedë me mua. Më trego për ditën tënde, më pyet për timen.

Nëse nuk jam prap e gatshme për seks, provo të bësh këtë gjë për disa ditë që të më bësh në disponim. Kupto që tërë energjinë e harxhoj me fëmijët dhe në punët e shtëpisë. Mirëpo nëse vazhdon për një ditë apo dy, apo një javë, do të rikthehem. Do të shkrihem në përqafimin tënd dhe do të jetë ëmbël.

Edhe unë të dëshiroj, dëshiroj të jetë sikur në kohërat e vjetra kur nuk mjaftoheshim me njëri tjetrin. Andaj edhe e shkruaj këtë sepse unë nuk kam ndryshuar por jeta, trupi im dhe nevojat e mia- po. Nëse punojmë së bashku mund të rikthejmë zjarrin, madje edhe më mirë se dikur, më thellë, më të pasur dhe më të plotë. E di se ka shumë punë për të bërë, por besoj se ne ia vlejmë kaq.

Të dua, Unë/femra.net/

 

 

Related posts

Leave a Reply