27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Bluza dhe fustane që kurrë nuk dalin nga moda

Ato janë përzgjedhje e mirë me të cilat do të ndjeheni këndshëm në lëkurën tuaj!

Ka pjesë të garderobës të cilat ngrisin vetëbesimin dhe ju ofrojnë ndjenjë të këndshme në lëkurën tuaj. Gjëja e mirë është se këto pjesë, të cilat mund të vishen gjithmonë, në cilindo rast, nuk do të kalojnë si ndonjë garderobë e juaj e cila është veshur vetëm një herë. Shikoni lidhjen e cilësisë, elegancës dhe çmimeve të volitshme dhe zgjedhni pjesë të përkryer të garderobës, e cila i tërheq vëmendjen të gjithëve, dhe të kujtoheni si stil elegant dhe efektiv!

Fustani me mëngë zile është model i fustanit i cili është i nevojshëm në çdo dollap.

Ka qepje të thjeshtë, mundësinë e veçantë të përshtatjes dhe përputhet në mënyrë perfekte me çdo dëshirë, nevojë dhe stil të jetës. Detaj modern në formë zile është diçka që duhet pasur dhe është mjaft prezent në shumë trende botërore.

Fustani i shkurtë i zi pa të cilin thjeshtë nuk bën, është gjithmonë zgjedhje e mirë. Ky fustan është me theks në shpatullat e hapura, të kufizuara me dantelë diskrete. Ky model i thjeshtë rrin shumë mirë dhe përshtatet në mënyrë fantastike me formën e trupit, kurse me detajin e pazakontë intenzivisht e thekson feminitetin.

Bluzat elegante, sofistikuara dhe cilësore kurrë nuk dalin nga moda.

Gjëja e mirë është se përputhen me çdo stil mode, i përshtaten shumë bukur të gjitha gjeneratave, si dhe çdo sezoni vjetorë. Nëse të gjitha gjërave të cekura i shtojmë edhe që janë të përballueshme dhe material fenomenal, atëherë ato janë zgjedhje e pagabuar me të cilat do të ndjeheni shkëlqyeshëm në lëkurën tuaj!

Boho stili nuk pushon së pushtuari tërë botën e modës. Kjo bluzë elegante e boho stilit, është e modelit të shkurtë, ideale për fund apo pantallona me bel të gjatë. Shtojca e danteleve në mëngë i jep bukurinë e veçantë. Ditën e punës e bën mjaft të këndshme, kurse jetën tuaj shoqërore më të pasur. Ndikon pozitivisht edhe në vetëbesim, sepse mundëson ndjesi fantastike në lëkurën tuaj.

Bluza me mëngë zile është pjesë e shkëlqyer si për nevoja ditore poashtu edhe të mbrëmjes. X detaji mbi qafë, i jep asaj vlerë moderne dhe mundëson kombinim të shkëlqyer me xhinse, por edhe me të gjitha veshjet tjera. Kjo bluzë është prej chiffon-i, i cili i jep pamje dhe elegancë.

A ju pëlqen stili retro? Kjo bluzë është propozim i mirë për ju! Bluzë elegante në stilin retro chic, është pjesë e cila do të tërheqë të gjithë shikimet në mesin tuaj. Suporti në shpatulla, i hartuar butë, i jep vlerë të veçantë pamjes suaj të përgjithshme. Pala që shtrihet butë mbi shpatulla i mahnitë ata që qëndrojnë pas jush.

Këmishë me qepje elegante nga sateni më i hollë është pjesë e cila përgjithmonë do ta pasurojë dollapin tuaj. Pëlhura e jashtëzakonshme jep ndjenjë të veçantë të lehtësimit dhe shumë këndshëm ndikon në disponim, por edhe në vetëbesim. Qepje e thjeshtë me detaje diskrete në formë të jakës ruse dhe manzhetnave të larta jep një vlerë të sofistikuar pamjes së përgjithshme dhe përputhet mirë me të gjitha veshjet./femra.net/

Related posts

Leave a Reply