18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Bëhuni yll i stilit “street”: 10 këshilla se si të tërhiqni vëmendje në çdo hap

Të gjithë kemi sekretet tona të vogla që na ndihmojnë që të përmirësojmë pamjen pa shumë mundime. Në përgjithësi bëhet fjalë për rregullat e modës që njihen nga të gjithë: më pak është më shumë, e zeza dhe e bardha janë kombinimi shik, një fustan ivogël i zi është patjetër në garderobën tuaj sikurse edhe këpucët të zeza e me take të larta.

Mirëpo sfida qëndron tek trendet që kërkojnë që të kombinohen ekstremet duke përdorur truqet e vjetra. Krijuesit e trendeve përdorin disa truqe mode që nuk janë vështirë për t`u kopjuar, ja lista e atyre:

In Article Mobile BP

1. Çantë nga lëkura me ngjyrë të ndritshme, e zezë, ngjyrë hiri apo bezh janë të popullarizuara për shkak të përshtatshmërisë, mirëpo nëse keni shumë të tilla do duhet që të siguroni një me ngjyrë të ndritshme. Ajo do të përshtatej me tërë garderobën tuaj dhe do dukeni tejet interesante.

2. Jakë golf e tepërt. Çdo yll i stilit të rrugës e ka nga një në sirtar ndërsa në të duken gjithmonë bukur. Është e njohur që në ditët me flokë të çoroditura, ti fusni ato nën jakë. Modelet e mëdha janë në trend dhe më shpesh kombinohen me pantollone të ngushta apo më funde të palëzuara gjerë.

3. E zeza intriguese. Nëse ju pëlqen e zeza nuk nënkupton që stili juaj duhet të jetë monoton. Siguroni ca copa në të zezë sikurse lëkura e rrejshme, vinili apo lëkura e rrejshme e krokodilit.

4. Shamitë. Në sezonat e fundit janë një shtesë e popullarizuar që mund të mbahet në raste të ndryshme. Mënyra më e famshme është përdorimi i shallit si qafore përref qafës suaj.

5. Xhaketa me krahë palë. Xhaketa në vete është nga ato elemente që kërkojnë pamje të hijshme duke paluar krahët dhe duke vërë në pah këmishën që keni veshur nën xhaketë.

6. Bllokimi i ngjyrave. Ndoshta më parë ka qenë e pahijshme të kombinonit të kuqen dhe rozën mirëpo sot mu ky kombinim është më trendi dhe i kërkuar.

Pink & red my go-to combo 💃🏻 tee and velvet trousers are @misspap use code LISSY10

A post shared by Alicia Roddy (@lissyroddyy) on

7. Fanellë me mënge të shkurta. Këtë truk duhet ta dini të gjithë edhepse e keni vështirë të hiqni dore nga fustanat e preferuar të verës. Tani nën fustan mund të visheni me fanellë pa mëngë apo në orët e vona me jakë-golf të zi që të ndjeheni si në vitet e nëntëdhjeta.

8. Pantollona nga lëkura. Në vend të çorapeve të zeza përzgjidhni pantollona të ngushta dhe të zeza, kombinoni me xhaketën apo fustanet.

9. Këmishë e bardhë e madhe. Ky truk nuk është i ri por në vitet e fundit u popullarizua shumë andaj shumë meshkuj do të pajtohen se femrat me këmishë të barshë janë më seksi.

10. Dy pallto përnjëherë. Dy shtresa me ngjyrë janë më mirë se një. Në ditët e ftohta fishn xhinse dhe xhaketën e lëkurë./femra.net/

Related posts

Leave a Reply