18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

Arsyeja pse ndonjëherë ndjejmë dhimbje në rrënjët e flokëve!

Në fakt, kjo dhimbje është mëse reale…

E keni të njohur ndjenjën e tillë kur nuk i keni larë flokët për disa kohë, apo i keni kapur ose shtrënguar me lastik për disa ditë dhe kështu flokët fillojnë të pësojnë dhimbje apo ndjesinë e lëndimit. Edhepse të gjithë logjikisht e dimë se flokët tuaj janë të vdekur tashmë dhe kanë zero mbaresa nervore, por duket sikur ende dhimbja reflektohet nga rrënja e flokëve e deri poshtë boshtit – dhe kjo është shumë tronditëse.

In Article Mobile BP

Por pse? Dëshirojmë të dimë se çfarë e shkakton këtë dhimbje apo ndjesi lëndimi të kokës, sidomos edhe në flokë jo aq të palara. Dhe si duket, gjysma e fajit është e juaja, dhe gjysma tjetër e trupit tuaj. Gjë që është vërtetë argëtuese.

Mos larja e flokëve apo thjeshtë lëkura e kokës me vaj natyral, mund të rezultojë në akumulimin e sebumit të kokës, duke shkaktuar inflamacion dhe lëndim në folikul, shprehet dermatologu Yale Mona Gohara. Kjo mund të shkaktojë një lloj kruarje ose dhembje, por nëse vazhdoni duke e kruar dhe lënduar shtresën, ju do të përfundoni deri në lirimin e citokineve, këto kemikate të vogla që nxisin tërë inflamacionin në kokën tuaj. Dhe sa më shumë inflamacion ndikon në qarkullim më të madh të gjakut në atë zonë, duke rezultuar në atë dhimbje ngjethëse ë mund të ndjeni në flokët tuaj.

Në rregull, por çfarë në lidhje me rastet kur sapo keni larë flokët natën e kaluar dhe përsëri ndjeni dhimbje të tillë? E pra, ndoshta produktet e flokëve janë shkaku kryesor. Nëse jeni duke mbuluar flokët dhe lëkurën e kokës me kremra, shampo të thatë dhe spreje të ndryshme gjatë tërë ditës, ju rrezikoni kokën me lloj lloj kemikate, duke larguar yndyrën natyrale. Të gjitha këto mund të irritojnë shumë shpejtë kokën tuaj.

Për fat të mirë, dhimbja e lëkurës së kokës mund të përmirësohet shumë shpejtë me anë të disa trukeve të vogla: lani flokët disi më shpesh – kjo nënkupton mos prisni një javë për t’i larë ato; përdorni sa më pak produkte të flokëve, shmangni kapjen e flokëve apo stilimet që ua shtrëngojnë lëkurën, aplikoni shampo që butësisht largon vajin nga flokët tuaj. Përdorni shampo që përmbajnë acide natyrale të frutave, pastrues pa sulfate që zbut flokët me vaj argan. Përdorni këto një herë në javë në vend të shamponit të zakonshëm dhe kështu lëkura dhe flokët tuaj nuk do të pësojnë më dhimbje./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply