20. January 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

A guxojmë të përdorim buzëkuqin çdo ditë?

Shkencëtarët e Univerzitetit Amerikan kanë bërë hulumtime te buzëkuqët dhe shkëlqyesve për buzë dhe kanë arritur deri në rezultate shqetësuese.

Një lëvizje e buzëkuqit mund të na zbukurojë në çast, por poashtu mund të na dëmtojë shëndetin për kohë të gjatë, veçanërisht nëse e teprojmë.

Shkencëtarët kanë testuar 32 produkte të ndryshme për buzë dhe kanë zbuluar përqëndrime të larta të plumbit, kromit, aluminit dhe pesë metaleve të tjera të rënda. Në disa produkte përqëndrimet kanë qenë aq të larta që shkaktojnë shqetësim të arësyeshëm për shëndetin, gjegjësisht rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit dhe problemeve neurologjike.

Është dëshmuar edhe se organizmi i personave që përdorin shpeshë buzëkuq mesatarisht mund të apsorbojë rreth 24 miligram të produktit gjatë ditës, kurse ato që përdorin buzëkuq çdo ditë edhe deri në 87 miligram.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se përnjëherë duhet ta ndërpritni përdorimin e buzëkuqit dhe t’i hudhni të gjithë në mbeturina. Buzët edhe më tutje mund t’i lyeni lirshëm në nuancën tuaj të preferuar, vetëm përpiquni ta bëni në mënyrë të matur.

Markat në hulumtim nuk janë emëruar, por shkencëtarët theksojnë se nuk ka dallime të mëdha midis të gjithë të pranishmëve në treg, kështu që rezultatet mund të konsiderohen të rëndësishme për të gjithë./femra.net/

Related posts

Leave a Reply