18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

A e ke zbuluar rregullën koreane të bukurisë “3 sekondëshe”?

Vazhdimisht jemi në kërkim të këshillave sa më të mira për kurimin e lëkurës, për kurimin e fytyrës, që të kemi atë pamjen e shëndritshme, të freskët dhe të përkryer. Vërtete, përkrah garderobës e cila është e rregulluar dhe kombinuar me stil, këpucë shumë të bukura, aksesorë të mirë, më e rëndësishmja është lëkura jonë edhe atë se si duket, gjegjësisht, çfarë përshtypje lenë në rreth. Nëse ke flokë të bukura, flokë të kuruara dhe ten të përkryer, kjo do të ishte ajo që pikërisht do ta vërejnë të parën tek ty që të gjithë, sepse lëkura jote është identiteti yt.

Në kurën dhe gjithçka që ka lidhje me botën e bukurisë, shumë gjatë Koreanët janë ata që avancojnë dhe që bëjnë të paraqiten madje edhe disa këshilla, produkte, të cilët e habisin dhe befasojnë, por reagojnë në mënyrë fantastike kur aplikohen në lëkurë dhe kur shihet rezultati i fituar. Kështu është edhe me një beauty rregull e Koreaneve për të cilën gjatë kohë nuk e kemi ditur, por tani, pasi që është zbuluar, menjëherë duhet provuar dhe shikuar se si lëkura jote e fytyrës do të reagojë, dhe sigurisht se do të jesh shumë e kënaqur me efektet. Çka nënkuptojnë ata me rregullën e ashtuquajtur “3 sekonda”?

In Article Mobile BP

Sigurisht ke ndëgjuar për rregullën “5 sekonda”? kur patatet e skuqura fitojnë ngjyrën e artë, i len edhe pesë sekonda në vaj dhe menjëherë pastaj i nxjerr, sepse atëherë janë më të përkryer. Po, kështu pregatiten patatet e skuqura më të mira, kurse rregulla “3 sekonda” ka efekt të ngjashëm, por nuk përdoret për specialitete ushqimore, por për lëkurën e fytyrës.

E tëra qëndron në atë se, çdo tre sekonda duhet të aplikosh produktin e ri për kurim i cili është në rutinën tuaj pa marrë parasysh a është e mëngjesit, mbrëmjes apo ndonjë e zakonshme. Sikur të gjithë kur zgjihesh në mëngjes sigurisht më parë i lanë dhëmbët, si pjesë themelore dhe fillestare e higjienës personale, dhe pastaj me ndonjë sapun, xhel apo shkumë, varësisht nga ajo se çka përdorë, e pastron mirë fytyrën. Pikërisht këtu, rregulla “3 sekonda” vie në shprehje. Në vend se të marrësh peshqirin dhe ta fshije fytyrën, e len për tre sekonda, dhe menjëherë pastaj merr ujë minceral me pambuk, tonik apo atë që zakonist e përdorë për e pastrimin e fytyrës, dhe kështu pastro fytyrën e lagur. Pas kësaj, përsëri prit tre sekonda dhe apliko kremin, serumin, me të cilin e hidraton lëkurën, shpërndaje nëpër fytyrë dhe e len që ta thithë lëkura.

Efikasiteti dhe forca e kurës së tillë të fytyrës është se lëkura bëhet shumë më e “hapur” që t’i pranojë të gjitha ato të cilat i përdorë për pastrimin dhe ushqimin e fytyrës, kështu të gjithë produktet dhe përbërësit e tyre të depërtojnë thellë në shtresat esaj, duke e kuruar atë edhe thellësisht e jo vetëm sipërfaqësisht. Pas një kohe kurimi të tillë, lëkura bëhet më e shëndoshë, më e ndritshme dhe me pamje shumë më të bukur, me ten të njëtrajtshëm dhe të pastër, kurse puçrrat dhe piklat e zeza thjeshtë e humbin edhe mundësinë që të paraqiten. Përveç kësaj, do të kursesh kohë, sepse nuk pret për ta tharë fytyrën, që të thithet toniku, që të mund ti kryesh të gjitha, sepse rutinën tënde kështu do ta bësh për vetëm disa minuta dhe lëvizje, kurse edhe peshqirët tuaj do të janë të pastër, sepse nuk do t’i përdorësh për fytyrën gjatë beauty ritualeve të mëngjesit apo të mbrëmjes./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply