27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

A duhet të vishem mirë për Shën Valentin nëse nuk kam vendosur të dal?

Kjo periudhë e vitit është e mbushur me reklama fustanesh të kuqe, për të cilët na thuhet se duhet t`i veshim në ditën e Shën Valentinit. Madje kombinuar me këpucë të zeza, mundësisht stiletto me takë 11 cm. Të ofrojnë 20% ulje nëse e blen këto ditë, që ta kesh gati për darkën me të dashurin/partnerin/bashkëshortin. Thuhet se ngjyra e kuqe është e preferuara e Venusit, perëndeshës romake të dashurisë. Por a i shkon çdo lloj fiziku dhe lëkure?

Duke qënë se është nuancë e ngrohtë nuk rekomandohet për zonjushat/zonjat me forma të kolme, sepse ka tendencën të zgjerojë më tepër përmasat. Por përveç rregullave të dizajnit, si ngjyrë është mjaft festive dhe tekanjoze për t’u kombinuar. Unë do preferoja më shumë ta vishja për përditë ose në fundjavë se sa nëpër festa. Madje as në Krishtlindje nuk e kam rekomanduar sepse është shumë cliché.

Një mikesha ime më shkruajti dje, “Ndihmë! Nuk kemi vendusur të dalim dhe ta festojmë jashtë Shën Valentinin, por dua të vesh ndonjë gjë të bukur dhe pse do e kaloj në shtëpi. Çfarë më sugjeron?”

Nuk ka asgjë të keqe të vendosësh një palë vathë me gurë të ndritshëm me një triko të leshtë dhe xhinse edhe nëse nuk del. Krihini flokët bukur, vishni një kimono sateni sipas dëshirës dhe ngjyrës së preferuar (unë e kam zgjedhur të bardhë), vini një palë perla dhe ja. Edhe nëse ju ndërron plani në momentin e fundit për të dalë, jeni gati.

Këshilla ime është të dhuroni trëndafila të kuq, çokollata me kuti të kuqe vibrante dhe një shishe vere të mirë, madje mund ta përdorni të kuqen edhe në makeup, por mos u vishni me të kuqen komerciale të cilën e keni gjetur dhe me skonto./Tiranapost.al

Burim: tiranapost.al/Nën lupën e Stela Sallakut

 

Related posts

Leave a Reply