Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

9 truqe që ju ndihmojnë për të shtuar vëllimin flokëve tuaj

Çdo ëndërr e femrave është të kenë flokë plot shkëlqim dhe vëllim të plotë. Por, edhe nëse nuk i keni të tilla, mos u shqetësoni, mund të arrini efektin me disa hapa të thjeshtë. Bright Side ka vendosur disa këshilla të dobishme për t’i bërë flokët tuaja të mahnitshme!

  1. Krehni flokët vetëm pasi t’i thani mirë

Që të sigurohuni që flokët mos të ju dëmtohen gjatë tharjes, përdorni gishtat për t’i shkrehur në vend të krehërit. Thani nga rrënjët për të shtuar volumin dhe pasi t’i thani mirë mund t’i krehni më pas me një krehër.

  1. Për të shtuar volum në bishtalecin tuaj, përdorni një karficë për flokë

Filloni duke mbledhur flokët bishtalec. Më pas, ndani një pjesë të flokëve dhe kapni me karficë. Ky truk shton volumin e flokëve duke i bërë më të dendura.

  1. Një mënyrë tjetër për të bërë bishtalecin tuaj impresiv

Kërkoni mënyra tjera për të bërë bishtalecin tuaj të duket me shumë vëllim? Ja një tjetër truk i dobishëm: në vend që të fiksoni të gjitha fijet me një llastik, ndani bishtin në më shumë fije të holla dhe kapni secilën pjesë në veti, kjo ndikon në më shumë vëllim.

  1. Një mënyrë tjetër për të kursyer kohë në volumin e flokëve

Nëse nuk keni kohë për stilim të duhur, përdorni teknikën në vazhdim që t’i jepni volum dredhave tuaja: pas larjes, kapni flokët në punxhe të vogla duke i hedhur edhe pak sprej apo llak për flokë. Thani këto punxhe me tharëse, e më pas lëshoni flokët.

Lexoni edhe këtë:   Kendall Jenner me rollkë ngjyrë deveje dhe xhinse të grisura

  1. Shampot e thata mund të japin rezultate mahnitëse poashtu

Aplikoni shampon në rrënjët e flokëve. Ndani fije të vogla dhe hidhni shanpo në rrënjë. Pasi të absorbohet mirë shampoja, rregulloni dhe stiloni mirë flokët e në fund hidhni pak sprej.

  1. Lironi flokët nga gërshetat e krijuara për efekt më të mirë

Pasi të keni krijuar një gërshetë, lironi nga skajet flokët duke krijuar gërshetë më të lirshme dhe natyrale, e më pas spërkatni pak me sprej për qëndrueshmëri më të mirë.

  1. Që t’i trashni flokët sa më shumë, thani edhe njëherë pas stilimit

Pasi të keni përfunduar me stilimin e flokëve, mos hezitoni t’i thani sërish edhe një herë. Ktheni kokën mbrapsht te poshtë, dhe thani çdo fije të flokëve për disa minuta. Kjo ndikon në fiksimin e rezultateve dhe arritjen e ekstra volumit.

  1. Mos hezitoni për të bërë ndryshime – eksperimentoni me flokët tuaj!

Ndryshimi i ndarjes së flokëve nga mesi në anash, mund të jetë një detaj i vogël por shumë i rëndësishëm për pamjen tuaj. Më lehtë e keni të bëni këto ndryshime me flokë të lagështa dhe pas larjes përdorni gishtat për t’ ndarë flokët.

  1. Nëse nuk keni kohë për stilim, përdorni sprej për shtimin e volumit të flokëve

Kur nuk keni kohë për t’i larë, tharë dhe stiluar flokët thjeshtë mund të aplikoni sprej për t’i rregulluar flokëtnga rrënëjt, gjithsesi kjo mund të ofrojë rezultate të dëshiruara!/femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
5 gjëra që duhet të bëni pasdite nëse dëshironi të humbni në peshë

Provoni këto gjëra dhe mund të arrini shumë shpejtë qëllimet… Përveç ndryshimeve të mëdha si të konsumoni më shumë perime,...