18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

9 mësime rreth jetës dhe dashurisë që duhet t’i përmbahemi! Këshilla nga Carrie Bradshaw

Ju propozojmë të lexoni nëntë mësime të arta dhe të vërteta të shkruara nga Carrie Bradshaw

Kohët e fundit, është konfirmuar spekulimi se nuk do të ketë vazhdimi i tretë i Sex and the City, dhe këtë lajm e ka konfirmuar edhe Sarah Jessica Parker e cila interpretoi një nga rolet kryesore. Informata ka thyer zemrat e adhuruesve të serialit i cili ka ndjekur me besnikëri aventurat e katër heroinave që shkaktuan një lloj revolucioni dhe u bënë sinonim i grave të fuqishme moderne. Dhe përderisa të gjithë shpresojmë se me ndonjë magji megjithatë do të kemi rastin të shohim vazhdimin e serialit filmik të ekranizuar të preferuar, po ju propozojmë të lexoni nëntë mësime të arta dhe të vërteta të shkruara nga Carrie Bradshaw:

In Article Mobile BP
  1. Për prioritetet ….

Kur sapo u transferova në New York dhe pa para, nganjëherë në vend të darkës blija Vogue. Revista më ka ushqyer më së shumti

  1. Për financat …

I dua paratë e mia aty ku mund ti shoh – Në dollapin tim.

  1. Për jetën solo …

Më parë të qenit solo nënkuptonte se askush nuk të dëshiron. Sot kjo nënkupton se je super seksi dhe se vetëm ke marrë kohë të vendosësh se çka dëshiron dhe me kë dëshiron ta kalosh pjesën e mbetur të jetës

  1. Për ndarjet …

Dhe në fund, rregulla më e vlefshme për ndarjen është: nuk ka rëndësi kush kujt i ka thyer zemrën dhe sa kohë duhet që plaga të shërohet. Kurrë nuk do ta tejkaloni pa ndihmën e miqve.

  1. Për miqësinë …

Thonë se asgjë nuk zgjatë përjetësisht; ëndrrat ndryshojnë, trendet vijnë dhe shkojnë, por miqësia kurrë nuk del nga moda.

  1. Për të kaluarën …

Ndoshta e kaluara është si spiranca që na tërheq drejt fundit. Ndoshta duhet lënë atë çka kemi qenë, që të mundemi pastaj të bëhemi version i ri i vetes.

Këtë nuk e kemi parë në serialin Sex and the City: 6 skena të fshira që do të ndryshonin gjithçka!

  1. Për jetën …

Jeta na jep mjaft mundësi dështimi, që tregon se na jep edhe po aq mundësi suksesi.

  1. Për pranimin …

Lidhja më e mirë dhe më sfiduese është ajo që ke me vetëveten. Dhe nëse gjenë dikë i cili do të dashurojë ashtu siç ti dashuron veten, kjo është fantastike!

  1. Për dështimet …

Ndoshta dështimet janë pjesë e fatit tonë. Pa to, çfarë vlere do të kishte jeta? Ndoshta kurrë nuk do të guxonim të dashuroheshim, të kemi fëmijë ose të jemi këto që jemi. Por, gjithçka është kalimtare. Njerëzit hyjnë dhe dalin në jetën tonë. Por ngushëlluese është kur e din se të dashurit tuaj janë gjithmonë me ty në zemrën tënde./femra.net/

Related posts

Leave a Reply