27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

8 sekretet ikonike të Coco Chanel që i ka fiksim edhe Lori Hoxha

Coco Chanel ishte një nga stilistet më të talentuara në industrinë e modës. Në fakt, është tërësisht e merituar edhe nëse mund ta quajmë gjeni të modës. Chanel është ende një nga shtëpitë më të njohura e më prestigjioze të modës në botë dhe një prej markave më moderne të ditëve tona që është themeluar një shekull më parë.

Po cili është sekreti i kësaj jetëgjatësie? Chanel nuk kujdeset për trendet, por krijon veshje dhe aksesorë që janë të përjetshëm.

Çanta 2.55

Është një çantë që e njohin të gjithë. Edhe formën, edhe ngjyrat, edhe dizajnin. Kjo është një shpikje revolucionare e botës së modës, por ka qëndruar në çdo kohë, është e pavdekshme. Në vend që të dizajnonte një çantë klasike ose një portofol, Coco Chanel zgjodhi diçka më praktike, me një rrip metalik, me stil shumë elegant dhe mahnitës. Është një zgjidhje për të gjitha vajzat që janë në lëvizje, sepse t’i lë duart e lira. Si Lori…

Bluza me vija

Coco u frymëzua edhe nga stili i marinarëve. Vijat bardhë e zi dhe stili i marinës është një uniformë e pavdekshme e Coco Chanel. Koleksione të tilla vijojnë të jenë ndër më të kërkuarat e ditëve të sotme në industrinë e modës.

Pearlat

Coco Chanel ishte e para që i solli bizhuteritë e përmasave të tilla. Ajo besonte shumë te fuqia e bizhuve dhe te kombinimi i tyre në çdo veshje. Një nga propozimet universale të saj ishin perlat e vërteta dhe gurët e çmuar.

Fustani i zi

Para se bota të dëgjonte për Coco Chanel, veshjet e zeza visheshin vetëm në funerale dhe mbaheshin nga gratë në zi. Por gjithçka ndryshoi pas saj. Edhe pse u konsiderua e çuditshme dhe aspak e këndshme, Coco e ndryshoi. Që nga momenti që Vogue e quajti “një lloj uniforme për të gjitha gratë me shije”, fustani i zi u bë veshja më popullore në botë dhe është ende një pjesë klasike e veshjeve të çdo vajze, sepse është një opsion perfekt për çdo rast.

Xhaketë stofi

Xhaketa prej stoli nga Chanel është ende opsioni më i mirë i veshjes për vjeshtë dhe dimër. Stofi dhe mëndafshi e bëjnë zgjedhjen më të mirë, por edhe me stil në çdo kohë të ftohtë. Është e ngrohtë, elegante dhe e rehatshme – është gjithçka që nevojitet të jetë, është edhe shumë elegante.

Chanel Nr.5

Chanel No.5 u krijua në vitin 1922 dhe ishte parfumi i parë me emrin e shtëpisë së modës. Parfumi krijoi 10 esenca të ndryshme për Coco, por ajo zgjodhi No.5, sepse ishte më e mira dhe sepse 5 ishte numri i saj me fat. Që atëherë, parfumi ka fituar popullaritet të jashtëzakonshëm, madje tani është parfumi më i njohur dhe më i shitur në botë.

Pantallonat e gjera

Kur të shikoni pantallona të tilla gjatë këtij viti që janë risjellë në modë, kujtoni se Coco ka lindur dhe është rritur gjatë kohës kur gratë vishnin vetëm funde dhe fustane. Por ishte një grua rebele, kështu që e bëri këtë edhe me veshjet e të dashurit. Zgjodhi të mbante pantallona, të cilat më vonë bëri të sajat dhe të të gjitha grave.

Balerinat Chanel

Këpucët e sheshta Chanel janë, me shumë siguri, këpucët më të rehatshme që keni provuar ndonjëherë. Shumë dizajner krijojnë taka dhe i mbajnë ato si armën e fortë të tyre për raste të veçanta, po për jetën e përditshme? Këto janë perfekte. Këpucët e sheshta Chanel janë ideale. Me dy tone ngjyrash, janë jo vetëm të përshtatshme për vajzat që duan të ndjekin modën, por edhe për ato që duan thjesht të kenë këpucë të rehatshme në këmbë.

Related posts

Leave a Reply