Background Right_160x600
Background Left_160x600

8 mënyrat se si të vishni xhaketën e lëkurës si Njujorkeze

Ndoshta nuk hiqni dorë se femrat françeze janë femrat më të stilizuara në botë, por nuk munnd të mohoni se njujorkezet janë në vendin e dytë. Nëse jo diçka tjetër, edicioni i tyre i “stilit të rrugës” është mahnitës. Ja disa këshilla që na mësojnë se si të kombinojmë xhaketën e lëkurës.

Me kombinim tërësisht të zi

In Article Mobile BP

Xhaketë lëkure dhe ngjyrë të zeza nga koka në thembër, është kombinimi më i paharrueshëm dhe inspirues. Qoftë me atlete, take të larta apo këpucë të rrafshëta, kombinimet varen prej jush.

Me fund të mëndafshtë dhe take të larta

Nëse dëshironi të kombinoni femëroren dhe rrezikun atëherë xhaketa e lëkurës mudn të kombinohet e fund apo fustan si dhe take të larta. Me këtë kombinim sigurisht që do ndjeheni më joshëse.

Fund me lule dhe sandale me platformë

Edhe një kombinim romantik dhe rrebel i cili nëse kombinohet me “grunge makeup” do ju bëjë të gatshme të pushtoni qytetin.

Me pantollona me print dhe këmishë të bardhë

Nëse dëshironi diçka më klasike dhe për përditshmëri, atëherë ky kombinim do e freskojë xhaketën e lëkurës me stil të motoristëve. Përzgjedhni aksesor që ju bëjnë praktike dhe shkëlqyese edhe në vend të punës.

Lexoni edhe këtë:   14 thënie të Coco Chanel që çdo femër duhet të frymëzohet

Me midi-fund dhe fanellë të shkruar

Midi-fundet e posaqërisht ato me palë janë të popullarizuara më tepër se kurrë, ndërsa kur kombinohen me fanellë të shkruar me ndonjë aforizëm atëherë do bëni kombinimin më të mirë për ndonjë dalje joformale. Sigurisht që xhaketa e lëkurës është element i patjetërsueshëm.

Me fustan me print dhe çizme deri në kyç

Dëshironi që në Nju Jork të ndjeheni si në xhungël? Atëherë kombinimi juaj i përkryer është fustani i gjatë me print të leopardit, të cilin do e “zbusim” me xhaketë të lëkurës dhe çizmet e preferuara deri në nyje të këmbës.

Me xhinse të ngushta dhe çizme të ngjyrës së njejtë

Xhinset e ngushta dhe xhaketa e lëkurës janë një dashuri e përjetshme, nëse i përshtatni ngjyrat me çizmet dhe xhaketën atëherë jeni në lojë.

Me xhinse të ngushta dhe këpucë oksford

Xhaketë e lëkurës dhe “oksforde”, kombinim mashkullor por efekt shumë me stil .

 

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Stilistja Vivienne Westwood zbulon se bën banjo vetëm një herë në javë

Pasi që paraqiti koleksionin e saj Pranverë/Verë 2018 në Javën e Modës në Paris, 76 vjeçarja këshilloi njerëzit që të...