20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

7 herë kur nuk duhet përdorur vaj kokosi

Vaji i kokosit shëron gjithçka, të paktën ashtu duket ditëve të fundit. Kuzhinierët përgatisin ushqime me të, modelet e lyejnë tërë trupin, adhuruesit përshkruajnë aftësi shëruese të sëmundjeve si Alz`heimer dhe diabet.

Por a është vaji i kokosit aq i shëndetshëm, do e lexoni më poshtë se në cilat raste nuk duhet asesi të përdoret.

InArticle Mobile

Nëse jeni duke u munduar të humbisni peshë

Fansat e kokosit do ju thonë se vaji i kokosit do e zvogëlojë belin por e vërteta është ndryshe pasiqë është shumë kalorik. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet përdorur por bëni këtë gjë duke matur porcionet dhe sasinë sepse me kalori vaji i kokosit barazohet me vaj ullirin.

Si shtesë e dietës suaj

“Gjithçka me masë” i përshtatet vajit të kokosit pasiqë një lugë gjelle përmban 12 gram të yndyrërave të ngopura ndërsa sasia ditore e lejuar është 13 gram. Përdorimi i tepërt i vajit të kokosit shton rrezikun e sëundjeve të zemrës dhe kolesterolit të lartë.

Në vend të pastës së dhëmbëve

Lexoni edhe këtë:   Thani rrobat në shtëpi, lani dhëmbët menjëherë pas buke...Mos e bëni këtë!

Sipas një tradite të lashtë Ajuravedike, përzierja e vajit në gojë promovon higjienën orale mirëpo e vërteta është tërësisht ndryshe. Uji është më i mirë në këtë rast se vaji i kokosit.

Nëse keni plagë të hapura

Aplikoni vajin e kokosit vetëm në lëkurë të padëmtuar sepse kontakti me plagë mund të shkaktojë irritim të lëkurës, skuqje dhe kruarje.

Si losion për mbrojtje nga dielli

Edhepse ka veçori mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit, asnjëherë nuk mund të zëvendësojë losionin e zakonshëmm.

Në dush

Vaji i kokosit mund të jetë zbutës për lëkurën mirëpo mund të bëhet i yndyrshëm nëse vaji nuk është futur mirë në lëkurë. Kjo nënkupton se nëse nuk fërkoni mirë vajin mund të rrëshqitni në vaskë apo në banjo.

Në përgatitje të ushiqmit me temperaturë të lartë

Shumë njerëz nuk e kuptojnë se vaji i parafinuar i kokosit vlon në temperaturë më të ulët se vaji i rafinuar. Duhet të dini se çfarë vaji jeni duke përdorur para se të filloni me përgatitjen e ushqimit./femra.net/






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
7 ide të mrekullueshme për rregullimin e banesës me qira

A jetoni në banesë me qira dhe ju mungojnë ndryshimet? Shumë banorë përballen me probleme të njëjta. Do të donit...