Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

6 këshilla mbresëlënëse për të bërë këmbët dhe gishtërinjtë të duken të përsosur

Këmbët tona kalojnë nëpër një fazë të vështirë çdo ditë me gjithë nxitimin dhe presionin e jetës moderne, gjë që mund t’i bëjnë këmbët të duken jo këndshëm dhe të ndikojnë në shëndetin tonë të përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse duhet të kujdesemi më tepër për këmbët dhe t’i mbajmë në gjendje të mirë.

Bright Side ka vendosur të ndajë me ju 6 këshilla të dobishme për kujdesin e këmbëve që të duken thjeshtë të mrekullueshme.

1. Mbani këmbët të thatë

Një nga parimet themelore të higjienës është që të mbani këmbët të thata pasi kushtet e lagështisë krijojnë një mjedis të favorshëm për rritjen e infeksioneve fungale. Ja se si të veproni që të mbani këmbët sa më të thata:

  • Zgjidhni këpucë nga material natyror që lejon lëkura juaj të marrë frymë.
  • Shmangni veshjen e njejtë të këpucëve për disa ditë me radhë.
  • Fshini këmbët plotësisht me një peshqir pas bërjes dush.

2. Preni thonjtë e gishtave të këmbës siç duhet

Thonjtë e prerë në mënyrë jo të duhur mund të rezultojnë në rritjen e thoit brenda lëkurës, gjë që mund të jetë shumë e dhimbshme. Ja disa këshilla si ta eliminoni këtë:

  • Mos harroni të preni thonjtë në mënyrë të drejtë. Mos i rrumbullakosni qoshet, por bëni prerjen drejtë.
  • Prerja shumë e thellë e thonjve mund të rezultojë në rritjen brenda lëkurës apo paraqitjen e infeksioneve.
  • Shmangni prerjen e lëkurës përreth thoit! Ju mund t’i shtyni në drejtim të bazës së thonjve me një shkop druri përkatës.

3. Mbani thonjtë e gishtave të këmbës të shëndetshëm

Procedura e mëposhtme do të ju ndihmojë të lehtësoni dhimbjen e thonjve të rritur brenda lëkurës:

  • Zhytni këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta. Shtoni një lugë kripë në një litër ujë.
  • Vendosni pastrues dental të pastërt nën skajin e thuas dhe ngritni butësisht.
  • Trajtojeni zonën me antiseptik dhe mbrojeni atë nga infektimi. Përsëriteni këtë proces çdo ditë deri derisa gishti juaj të shërohet plotësisht.
Lexoni edhe këtë:   5 shenjat, që puna ndikon keq në ju!

Nëse këto procedura nuk janë të mjaftueshme dhe shihni sërish shenja të infeksionit, atëherë kontaktoni mjekun tuaj mënjëherë.

4. Zhytni këmbët në ujë të ngrohtë

Për t’i bërë këmbët tuaja të duken të mrekullueshme dhe të buta, duhet të zhytni këmbët në ujë të ngrohtë për rreth 15-20 minuta, një herë në javë. Ju mund të përdorni një shumëllojshmëri të përbërësve me anë të kripës, vajrave esenciale apo infuzione bimore.

Përdorni një gurë apo skrub për pastrim të këmbëve për të hequr lëkurën e thatë dhe të vdekur nga këmbët tuaj.

5. Hidratoni këmbët tuaj

Është mirë të përdorni krem që përmbajnë emolientë, të tillë si dimetikon, lanolin dhe vazelinë, si dhe përbërës hidratues si glicerinë dhe lecitin. Vetëm mos harroni që mos të hidratoni zonën ndërmjet gishtave sepse mund të shkaktojë infeksion fungal.

6. Masazhoni këmbët tuaj

Masazhimi i këmbëve është preparati më i mirë për të hequr qafe lodhjen, për të përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe për të mbajtur këmbët të shëndetshme. Ju mund të blini një masazhues të veçantë, ose thjeshtë të vendosni një top tenisi të zakonshëm apo çfarëdo objekti tjetër të rrumbullakët nën këmbën tuaj dhe filloni duke e rrokullisur para-mbrapa nga gishtat deri te thembra./femra.net/






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
10 gjërat që çdo nënë bën kur është e mërzitur në shtëpi me një foshnje të re

Merre fëmijën vëje në karrige. Merre fëmijën ushqeje. Hiqe nga karriga sërish. Janë aktivitete të mërzitshme që përsëriten gjatë tërë...