18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

5 truqe me të cilët menjëherë do ta mendoni kombinimin e përkryer të veshjes

Pas disa alarmeve të lëshuara në celularë, pregatitja për ditën e re të punës shpesh sjell soditje para dollapit të hapur. Që ditën e punës ta fillojmë me ton pozitiv dhe kështu të dukemi shkëlqyer, disa truqe dhe sekrete të vogla mjaftojnë të përzgjedhim outfit-in më të mirë të mundshëm!

Përgjigjen e kemi gjetur brënda dollapit dhe kombinimit të street style yjeve. Të rregulluara deri në detaj të fundit, IT vajzat e pistës së modës së rrugës shpesh luajnë të sigurta, edhe pse nuk na duket kështu.

In Article Mobile BP

Rregullat dhe truqet e thjeshta sjellin shpesh kombinime të shkëlqyera të ndryshme dhe të provuara. Nga outfitet e lehta deri te ato formale, nga stili klasik deri te ai i inspiruar nga trendet e fundit, disa veprime të sigurta janë e tëra që nevojiten për të krijuar një përmbledhje të shkëlqyer pothuajse çdo herë.

  1. Krijoni “uniformën” tuaj

Larg nga kuptimi klasik, uniforma sot përkundër mendimit të popullarizuar, mund të ju veçojë nga grupi. Kur themi uniformë nuk mendojmë në atë e cila aludon në ato të shkollës apo ato që vishen në pozita të caktuara por në kombinimin e caktuar të veshjes që do ta mbani shpesh, atë e cila bazohet në pjesët tuaja të preferuara dhe të cilën e freskoni me ndonjë

Veshje klasike në mënyrë moderne, xhinse + këmishë, duo që me ndonjë shall gjithnjë e bëni të duket si një look i ri apo T-shirt + midi fund janë vetëm disa nga kombinimet që ndjekëset e njohura të modës kanë përzgjedhur si uniformë të tyre për vjeshtë.

☕☕☕➡🍸

A post shared by Jill Lansky (@theaugustdiaries) on

  1. Klasikë e cila zgjatë

Pjesë të thjeshta, elegante dhe të përjetshme do të duken të mira në kombinim me ndonjë detaj ekspozues i cili do ti japë gjithmonë dozën e sofistikimit të dëshirueshëm. Preferencat vjeshtore nga bota klasike përfshinë xhaketë me katrorë, këmishë femërore me kravatë, xhup, triko leshi, çantë masive të lëkurës me ngjyrë neutrale dhe këpucë elegante ose çizme me bllok taka.

Suit up, show up. ♠️💪🏼 What did you turn up for today? #ootd #allblackeverything

A post shared by KAITLYN HAM (@kaity_modern) on

  1. Këpucët janë gjithmonë investim i mirë

Kur nuk jeni të sigurt në përzgjedhjen tuaj të veshjeve, na besoni se këpucët cilësore dhe efektive janë detaj i cili ju mjafton për një look të shkëlqyer. Këmishë e zakonshme dhe xhins i mirë do të ishin në çift me çizmet atraktive, kombinim që nuk mund të kalojë pa u vënë re.

  1. Ngjyrat e forta

Njejtë sikur modelet klasike dhe siluetat, paleta e ngjyrave neutrale është një përzgjedhje me të cilën nuk mund të gaboheni. Një përzierje e thjeshtë e toneve jo të theksuara neutral do të lehtësojë shumë krijimin e një kombinimi perfekt. Megjithatë, për të rifreskuar pjesët tuaja të preferuara me tone neutrale, kombinimit shtoni një vulë personale me ndihmën e aksesorëve të modës ose modele të thjeshta me ngjyra të ndezura apo me modele të gjalla. Ngjyra e kuqe dhe e verdhë dhe dizajni me lule janë përzgjedhja e vjeshtës e frymëzuar nga trendet.

👋🏼🇫🇷👋🏼🇫🇷

A post shared by Lindsey Holland (@ropesofholland) on

  1. Pjesë e mrekullueshme e bizhuterisë

Në fund të ditës dhe pak para se të hyni në ditën tjetër, pamjen tuaj ‘kriposeni’ me një pjesë të mrekullueshme të bizhuterisë. Rregulla e famshme e Coco Chanel– it të madh sot edhe më shumë e mban një pjesë të thelbit të stilit të mirë dhe kombinimeve të shkëlqyera, për shkak se një pjesë e bizhuterisë ekspozuese mjafton më shumë se sa duhet./femra.net/

@theundonestore turns one tomorrow, and I couldn't be prouder.

A post shared by SARA CRAMPTON (@harperandharley) on

 

Related posts

Leave a Reply