20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

5 modele të fundeve që kurrë nuk do të pendoheni për blerjen e tyre

Problemi: ju dëshironi të dukeni bukur, por nuk doni që të kaloni orë të tëra për të shetitur deri në gjetjen e veshjes së përsosur.

Zgjidhja: mbushni garderobën tuaj me veshje klasike që nuk kërkojnë shumë mund dhe kombinim dhe mund t’i vishni pothuajse pa planifikim apo mendim. Sa i përket fundeve, investoni në këto 5 stile që kurrë nuk do të ju lënë të zhgënjyer.

InArticle Mobile

Një fund kazual që mund ta vishni në vend të xhinseve

Xhinset dhe një t-shirt ngelen gjithnjë përzgjedhja jonë, por nganjëherë është mirë paksa të ndryshojmë gjërat. Në raste të tilla, ju mund të eksperimentoni paksa me një fund me A- prerje prej pambuku që është vetëm pak mbi gjunj dhe vërtetë mund të jetë një truk i dobishëm. Kështu, ju ndjeheni shumë rehat dhe lehtë në të, pa pasur nevojën të vishni xhinse në ditë të nxehta të verës.

Një fund elegant që mund ta vishni në vend të një fustani

Një fund elegant me detaje zbukuruese mund të jetë një alternativë luksoze për raste më madhore apo evente të rëndësishme. Zgjidhni ndonjë detaj glamuroz, me ngjyra të ndezura, me materiale të lëmuara që zgjojnë syrin në mahnitje. Ju mund të kombinoni edhe pjesën e sipërme me ndonjë këmishë apo bluzë të lehtë poashtu elegante.

Një fund që i përshtatet formës suaj trupore

Lexoni edhe këtë:   Keni flamë? Ja se çfarë duhet të bëni

Kur bëhet fjalë për veshje që mund të përshtatet në mënyrë univerzale me gjithçk, fundet me gjatësi mesatare (midi-skirt) janë zgjedhja më e duhur. Ky stil duhet të jetë me gjatësi poshtë gjunjve, dhe i lartë deri në bel, në mënyrë që të theksojë pjesët e trupit më së miri.

Një fund i ngushtë që ju bën të ndiheni zonjë e vërtetë

Modeli i fundit të ngushtë ‘pencil skirt’ përshtatet më së miri në ambiente pune, apo biznese profesionale, kjo është baza e kodit të veshjes dhe bukuria e këtij stili qëndron se ju dukeni edhe elegant por edhe jo shumë e ekspozuar. Ky fund mund të kombinohet me ndonjë lloj xhakete, bluze apo këmishe, si dhe këpucë me take apo edhe të rrafshta.

Fund i gjatë që mund ta vishni në sezona të ndryshme

Modeli i fundeve të gjata apo “Maxi skirt” është kombinim veshjesh ndër-sezonale i ëndrrave tuaja. Ky duket elegant, i rehatshëm dhe i përshtatshëm në çfarëdo lloj stili. Kur është ngrohtë mund ta kombinoni me një t-shirt apo këmishë të hollë dhe një palë sandale, ndërsa për sezon më të ftohtë mund ta kombinoni me ndonjë triko apo xhemper si dhe çizme deri në kyçin e këmbës. Për të kombinuar më lehtë këtoj funde, ju mund të zgjedhni nuanca më neutrale dhe të errëta që janë të përshtatshme gjatë tërë sezoneve./femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Pse femrat po përdorin shkëlqim në vaginën e tyre? Ja arsyet interesante!

Bukuria e femrave nuk ka fund dhe gjithnjë e më shumë po eksperimentohet me trupin dhe bukurinë e tyre. Kohët...