Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

5 gjëra që kurrë nuk duhet t’i vishni në një dasëm

Dhe një gjë që duhet definitivisht ta provoni për ta veshur…

Sigurisht që tani keni plotësuar listën me datat e mundshme të ftesave për dasëm gjatë sezonit veror, që nënkupton se keni një orar të caktuar këtë vit, andaj edhe është mirë të planifikoni veshjet tuaja në përputhje me rrethanat. Gjegjësisht, mundohuni t’i shmangni këto pesë kombinime veshjesh për dasëm.

  1. Një fustan të bardhë

Dihet se dita e dasmës me të bardha i takon nuses, andaj edhe është mirë të shmangni këtë ngjyrë po këtë ditë. Mund të kombinoni diçka tjetër me ndonjë detaj të bardhë por asesi i tërë fustani të jetë njëngjyrësh edhe atë i bardhë.

  1. Një palë take me brendin më të ri

E dimë, se është shansa të ekspozoheni në këtë ditë, por mbani mend, se duhet të vallëzoni gjatë tërë natës dhe të ecni nga tryeza në tryezë. Ju mund t’i lëndoni këmbët dhe t’i shfaqni vetes probleme edhe më të mëdha, por poashtu edhe të dëmtoni këpucët e stilit më të ri.

InArticle Mobile
  1. Veshje që ekspozon shumë trupin tuaj
Lexoni edhe këtë:   Elektrizimi i flokëve gjatë dimrit – ja si ta luftoni këtë!

Edhe nëse mendoni se mund të duket bukur një fustan para pasqyrës, nëse është tepër ekstravagant apo i mbingarkuar është mirë të mendoni sërish për këtë zgjedhje. Dasmat janë për t’u argëtuar dhe mbështetur nusen, e jo të bëheni shkak që të tjerët të flasin për format e juaja trupore.

  1. Gjithçka që është jashtë kodit të veshjes

Ju mund të keni fustanin më të zjarrtë për kokteje apo ahengje që mezi prisni ta ekspozoni, por kodi i veshjes mund të jetë shumë opsional. Dhe në atë rast, është më mirë të zgjedhni fustan të gjatë që mund të ndiheni më rehatshëm.

  1. Bizhuteri të zhurmshme

Mos e ngarkoni veten me shumë aksesorë e që bëjnë zhurmë, nuk është aspak elegante. Në vend të kësaj, zgjedhni një palë vathë të mirë dhe përshtateni me veshjen tuaj.

Çfarë duhet të vishni: Pantallona

Po! Pantallonat janë shumë në rregull për një dasëm. Në të vërtetë, lloji i pantallonave elegant që janë të ngjitur, që nënkuptohet dy pjesëshe – edhe sipër edhe poshtë të dominojë material i ngjashëm, gjë që ju bën të dukeni shumë elegante./femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
8 gjëra të çuditshme që i ndodhin thonjve – dhe lidhja me shëndetin tuaj!

Bëni një vështrim rreth kësaj manie të thonjve… Thonjtë e duarve: juve nuk ju bje ndërmend për thonjtë tuaj përderisa...