20. September 2017

Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

5 arsye për të investuar në brusha kozmetike

E vërteta që qëndron prapa brushave kozmetike…

Çdokush nga ne e di se për të krijuar një kryevepër ju nevoiten mjetet e duhura. Nëse jeni një artist, dizajner apo kuzhinier, mjetet e duhura janë thelbësore për t’ju ndihmuar për të arritur rezultatet që dëshironi. E njejta vlen edhe për investimin e brushave për makeup, dhe megjithëse ndonjëherë anashkalojmë blerjen e kushtueshme të brushave, ato bëjnë ndryshim të madh kur përzihen me grimin dhe gjatë aplikimit të kozmetikës.

InArticle Mobile

Shihni më poshtë këshillat e rëndësishme rreth brushave dhe filloni të investoni për koleksionin tuaj personal!

Qime sintetike kundrejt natyrale

Kjo temë shkakton shumë diskutime pasi ndonjëherë është shumë vështirë të deshifrohet nëse do zgjedhim brusha me qime natyrale të kafshëve apo sintetike. Dallimi në mes tyre është se qimet natyrale të kafshëve përbajnë kutikule, gjë që i ndihmon brushës që të funksionojë në mënyrë efikase kur bëhet fjalë për pigmentin nga produktet kozmetike (të tilla si hije të syve, bronzer apo pluhur pudër).

Brushat sintetike janë të bërë nga material si poliestër ose najloni dhe ndihmojnë në përzierjen e produkteve të lëngshme në fytyrë shumë më mirë, siç janë fshehësit, fondacioni hijëzues i lëngshëm etj.

A keni vërtetë nevojë t’i pastroni ato?

Po, pastrimi i brushave kozmetike një herë në javë është çelësi për t’i mbajtur ato të pastër. Larja dhe pastrimi i tyre nuk duhet të jetë aspak i vështirë sepse ekzistojnë shumë mjete për t’ju ndihmuar që të arrini rezultate sa më të pastra. Nëse nuk i lani dhe mirëmbani brushat herë pas here, do të ëvreni se pas një kohe ato ngurtësohen në cilësi dhe nuk kryejnë asnjë funksion.

Pse ato kushtojnë aq shumë?

Lexoni edhe këtë:   Simptomat e gripit të stomakut: A është virus apo diçka tjetër?

Brushat kozmetike mund të jenë mjaft të kushtueshmë nëse janë të përbërë nga material i cilësisë së lartë se sa ato të zakonshme me material që prishet shumë shpejtë. Duhet të kontrolloni brushat që kanë qime më të buta për aplikim, nëse pjesa mbajtëse është prej plastike dhe jo prej druri atëherë është e cilësisë më të lirë dhe qimet ndjehen të ashpra në lëkurë. Nëse i pastroni shpesh brushat dhe shumica e fijeve bien gjatë larjes, atëherë edhe kjo është shenjë se produkti në fjalë është i cilësisë më të lirë. Investoni në koleksion më të qëndrueshëm dhe të cilësisë së lartë.

A i bëjnë kompanitë e bukurisë testimet në kafshë?

Megjithëse disa kompani bëjnë testimet e tyre nëpër kafshë meqenëse edhe qimet e tyre i përdorin për krijimin e produkteve të tilla, mirëpo shumica nuk praktikojnë këtë. Në vend të kësaj i transferojnë qimet e kafshëve për të bërë brusha, andaj edhe askush nuk dëmtohet në këtë proces. Gjithnjë pyesni se si krijohen brushat apo çfarëdo produkti që përdorni, për hir të sigurisë suaj.

A e përziejnë më mirë përbërjen e grimit këto lloj brusha?

Çelësi për grim të mrekullueshëm është të siguroheni nëse përzierja është ashtu siç duhet, sepse sa më shumë të ketë përzierje aq më mirë. Shumë më mirë është të përdorni brushat se sa gishtat gjatë shpërndarjes së hijes në sy, sepse brushat e bëjnë shpërndarjen apo përzierjen e grimit në mënyrë të barabartë dhe nuk e mbledhin në vende të caktuara.

Brushat për hijëzimin e syve kanë formë speciale dhe kënde që ndihmojnë zonat specifike për të krijuar pamjen ideale të syve, andaj edhe investimi në brusha të posaçme mundëson krijimin e një grimi mahnitës./femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
8 arsye pse ndjeheni kaq të fryer në stomak

Asgjë tjetër nuk mund të ju shqetësojë më shumë se sa pyetja: Pse jam kaq e fryerë në stomak? Kjo...