Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

4 trajtime të çuditshme për celulitin që në të vërtetë funksionojnë!

Thuani lamtumirë këtyre linjave të padëshiruara të trupit…

Ah, fjala celulit! Por, nuk ka asgjë për t’u turpëruar rreth kësaj, sepse le të ëprballemi me të: thjeshtë shumica e femrave e kanë këtë. Seriozisht, besohet se paraqitet në 90% të femrave post-adoleshente. Ka arsye të shumta deri te paraqitja dhe zhvillimi i tij, por kjo nuk ka rëndësi sa dëshira e madhe për ta hequr qafe atë. Këto katër trajtime për celulitin mund të duken të çuditshme në shikim të parë, por realisht janë shumë efektive.

  1. Trangulli

Arsyet për të dashur trangujt: këto njihen si hidratues të mirë dhe janë të pasur me shumë vitamina. Aplikimi i copave të prera drejtëpërdrejtë në lëkurë lejon fotokemikalet në tranguj që të shtrëngojnë kolagjenin për një tkurrje më të fortë. Kjo mund të rezultojë në një reduktim pothuajse të mënjëhershëm të paraqitjes së celulitit.

  1. Pastë nga kafeja

Kafeina zgjeron enët e gjakut, e cila forcon shtresat e jashtme të lëkurës. Nëse aplikohet në lëkurë, poashtu lejon që trupi të lëshojë toksina dhe të metabolizojë yndyrën. Përgatitja e pastës me kafe është shumë e thjeshtë – vetëm kombinoni fundërrinën e kafesë me ndonjë nga vajrat e preferuara të lëkurës – si vaj bajamesh apo ullirii – dhe jeni gati për aplikim!

  1. Banjë nga algat
Lexoni edhe këtë:   Pse dashuria e dytë do të jetë gjithmonë më e fuqishme se e para

Talasoterapia është një trajtim francez i kujdesit ndaj lëkurës që përfshin aplikimin e ujit të nxehtë dhe alga deti në lëkurë – llogaritet në formën e një banje për trupin. Algat kanë një vëllim të lartë të jodit që rrisin funksionin e tiroides dhe qarkullimin lokal të gjakut për të minimizuar celulitin.

  1. Xhelatina

Konsumi i xhelatinës – që nuk është i paketuar me sheqer, ka shumë përfitime shëndetësore dhe trupore, por është jashtëzakonisht efikas në rritjen e prodhimit të kolagjenit. Pluhuri i xhelatinës mund të gjendet në çdo dyqan ushqimor – thjeshtë përzieni atë në pijen tuaj të preferuar një herë në ditë për të luftuar mungesën e kolagjenit, i cili mund të llogaritet pjesërisht fajtor për celulitin në radhë të parë./femra.net/

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
10 gjëra që dua që vajza ime t’i dijë për trupin e saj!

Nëna ime çmendet për gjërat që unë i bëj me vajzën time, por sinqerisht ka aq shumë gjëra që dua...