18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

4 gjërat që duhet t’i bëni së bashku me partnerin çdo ditë

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se jeta është e vështirë në të shumtën e rasteve dhe se vetëm dashuria e bën atë të mirë dhe të jetueshme. Mirëpo është dashuria ajo që vuan nga problemet e përditshmërisë pasiqë në çdo situatë në të cilën nervozoheni është e njohur që “zbrazeni” tek partneri i cili nuk ka aspak faj. Që të forconi lidhjen tuaj dhe të mos bëheni viktimë e zënkave të tilla, juve ju duhet që të forconi lidhjen tuaj çdo ditë.

Shprehi të përbashkëta

In Article Mobile BP

Kafeçkë në mëngjes në krevat apo mëngjes në terasë? Këto gjëra të vogla e forcojnë lidhjen tuaj andaj është mirë që këto të bëhen pjesë e përditshme e lidhjes suaj së bashku me shëtitjet në natyrë, darkat e përbashkëta dhe gjëra të tjera ku përfshiheni vetëm ju dy.

Thirrje e shpejtë/SMS

Rrini në lidhje edhe kur nuk jeni bashkë, një thirrje e shpejtë apo SMS se si keni kaluar ditën është shenjë se mendoni për të dhe kujdeseni për të. Në këtë mënyrë nuk do keni ndjesinë se nuk jeni bashkë dhe do jeni në hap me njëri tjetrin për gjërat që ju ndodhin.

Puthja

Puthuni çdo ditë! Besoni ose jo, kur çiftet kalojnë shumë kohë bashkë apo janë në lidhje të gjatë, ndonjëherë harrojnë për këtë veprim të vogël por me peshë të madhe. Nuk keni arsye për t`u puthur, vetëm bëjeni këtë.

Buzëqeshje, buzëqeshje, buzëqeshje!

Sa më shumë që buzëqeshni, aq më tepër dashuroni njëri tjetrin. Nuk mund të ndjeheni keq me dikë që ju bën të hareshme dhe ju disponon andaj gjithmonë rrini e gatshme për të buzëqeshur./femra.net

Related posts

Leave a Reply