Background Right_160x600
Background Left_160x600

36 raste me fruth po trajtohen në QKUK

UD. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr.Basri Sejdiu, ka vizituar Klinikën Infektive për tu njohur nga afër me gjendjen, pas raportimit të kësaj klinike në lidhje me rastet e reja të raportuara me fruth, njofton kumtesa nga QKUK .

Në takim me drejtorin dhe kryeinfermierin e kësaj klinike, Naser Rrustemi, ai u njoftuar për numri e rasteve të mjekuara deri tani dhe për masat që kjo klinikë ka ndërmarrë për të menaxhuar situatën, transmeton Koha.net .

In Article Mobile BP

Dr. Hamdi Ramadani, drejtor i kësaj klinike, njoftoi se momentalisht në këtë klinikë janë duke u mjekuar 36 raste me fruth, prej tyre 4 janë në gjendje më të komplikuar, përderisa 75 raste të tjera pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, pas trajtimit janë liruar për në shtëpi.

Lexoni edhe këtë:   Çka flasin fantazitë seksuale për ju?

Sipas tij, pacientët janë të moshave të ndryshme, duke filluar nga foshnjat e deri tek mosha 40 vjeçare.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm falënderoj stafin për punën dhe angazhimin e treguar për të ofruar ndihmesën shëndetësore për rastet e paraqitura.

Ai premtoi se do të angazhohet bashkë me bordin drejtues dhe Ministrinë e Shëndetësisë që të përmirësohet gjendja qoftë për sa i përket furnizimit me barna dhe material shpenzues, por edhe infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme.

 

Burim: koha.net






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
Modeli i vetëm i këpucëve që do i duhet përgjithmonë çdo femre

Zakonisht ju jeni personi që e posedon çdo model në trend sepse e keni parë një zbritje “rastësisht”, përderisa ishit...