18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

25 gjëra që vjehrra juaj i mendon në fshehtësi, por nuk don t’i thotë: Kjo do t’i hapë sytë!

Edhe pse mund të ju duket se gjithçka që vjehrra dëshiron është të ju “shesë mend”, kjo në të vërtetë nuk është ashtu. Edhe atë e mundojnë shumë ndryshime, dhe shpesh i bën me qëllimin më të mirë. Për këtë edhe i fshehë këto fjali …

  1. “Të dhemb kur të zëvendësojnë”

Dekadat e para të jetës së tij, ajo ishte gruaja numër një e cila kujdesej për gjithçka në lidhje me të kurse tani përnjëherë ka rol dytësorë. Jepini kohë të përshtatet.

In Article Mobile BP
  1. “E di se tani ai është burri yt”

Por është akoma djali i saj. Pa marrë parasysh se djali i është rritur dhe ka gjetur gruan e jetës së tij, shqetësimi i nënës mbetet akoma.

  1. “Të mungon vetëbesimi”

Madje edhe komentin më të vogël, të pafajshëm, nga goja e saj nuset e përjetojnë si kritikë apo ofendim ashtuqë duhet të kujdesen shumë që të mos ju ofendojnë.

  1. “Pak mirënjohje nuk bën dëm”

Edhe pse ndoshta nuk të pëlqen dhurata e saj për ditëlindje apo Krishtlindje, ajo megjithatë e blenë dhe harxhon kohë për përzgjedhjen e saj. Faleminderohu me sinqeritet.

  1. “E dua më të mirën për ty dhe për mua”

Nënat/vjehrrat shpesh i flasin djemve të tyre se dëshirojnë ti shohin të lumtur dhe të kanë jetë të bukur, por rrallë vazhdojnë idenë e tyre me zë – se duan edhe ato të jenë të lumtura. Duan të janë të kyçura, duan t’i pyesni për këshilla dhe nganjëherë t’i thirrni papritmas për të biseduar.

  1. “Kam përvojë të madhe …”

Për shembull në shit-blerjen e patundshmërive. Vjehrra jote e din se po planifikoni të bleni banesë, e din se jeni të vetëdijshëm se ajo ka blerë dhe shitë disa nga ato gjatë jetës së saj, por askush nuk e pyet për asgjë. Përse?

  1. “Po vij në vizitë”

Të vizitoj familjen, e jo ta shoh shtëpinë. Vjehrra nuk pret që banesa të shkëlqejë me dy fëmijë të vegjël. Edhe ajo ka qenë nënë e re – është e vetëdijshme se si duket shtëpia plot me fëmijë. Nëna/bashkëshorte, relaksohuni dhe kur vjen vjehrra – lëshoni fëmijët me të dhe kënaquni me momentet e qetësisë.

  1. “Kam numrin e tij të celularit”

Nëse dua të flas privatisht me djalin tim, e thërras në celular. Nuk thërras në numrin fiks të shtëpisë.

  1. “Vërtetë jam mirënjohëse”

Që reja nuk kundërshton pse djali më vjen kalimthi për një kafe të shkurtër. Sepse çdo nëne i pëlqejnë momentet kur fëmijët e saj i ka pak për vete.

10.”Kam një sekret të vogël…”

Ajo është frika se do ta ndërpritni kontaktin me të nëse gabon diçka.

  1. “Garoj me nënën e nuses”

Disa nëna nuk kanë mundësi të blejnë dhurata të shtrenjta apo ti nxjerrin fëmijët në shëtitje të shtrenjta. E tëra që mund të bëjnë është të kujdesen për fëmijët dhe të ju duan me gjithë zemër.

  1. “Jam e lumtur që ju kam!”

Sa herë që vjehrra vjen te ju për të fjetur e pret dhoma e rregulluar, peshqirët e freskët dhe gjithçka që ka nevojë. Edhe kjo është diçka shumë e mirë për çka ajo është shumë mirënjohëse.

  1. “I ruaj gjërat që më dhuroni”

Vërtetë jam e lumtur për çdo suvenir që më dhuroni nga udhëtimet tuaja.

  1. “Nuk duhet të më thërrasësh nënë”

Kjo nuk pritet, por kisha dashur ta konsiderosh mjaft të afërt që të mund të bisedoni për gjithçka me të.

  1. “Me gjestet e mia të vogla dua vetëm të ju bëj të lumtur”

Ashtuqë nëse si dhuratë ka blerë diçka të gabuar, i thuani – natyrisht në mënyrë të këndshme.

  1. “Faleminderit që ma bën të lumtur djalin”

Nëse këtë nuk ju ka thënë kurrë, është për shkak se nuk dëshiron të mendosh se po të vardiset. Ajo vërtetë është e lumtur që fëmija i saj është i lumtur me ty.

  1. “Jam dëshpërimisht kurioze”

Kur do të bëhet gjyshe?

  1. “Do të doja që me ty të mund të bisedoj”

Sepse shpesh duhet të qëndrojë anash dhe të shikojë se si merr vendime të rëndësishme jetësore të cilët ndoshta nuk janë më të mirët për ju.

  1. “Jam e vetëdijshme se ‘jetëzgjatja ime’ është gjithnjë e më e shkurtër “

Dëshiron ta kalojë e lumtur, e jo duke u grindur për vogëlsira.

  1. “Bisedo me mua…”

Nëse mendoni se me vjehrrën nuk mund të bisedoni sepse ajo nuk e din e tërë tregimin, shpjegojani.

  1. “Do të doja të ishim të afërta …”

Herën e fundit që ishte te ju mezi keni folur. Nuk e din pse, dhe nëse ekziston problem, zgjidheni sa më shpejtë – aq më mirë.

  1. “Kam menduar se do të ishe e lumtur që jam vjehrra jote”

Shpreson që do të kuptoheni, por situata është ndryshe dhe kjo e vret.

  1. “Disa vjehrra thuan gjithçka”

Por vjehrra e vërtetë përpiqet të mos e bëj këtë.

  1. “Kur ju thërras ora tetë të shtunave në mëngjes…”

Shpreson të mos hidhëroheni.

  1. “Vërtetë kam pasur jetë të pasur, emocionuese dhe të ndërlikuar”

Dhe kisha dëshiruar ta përjetoni në atë mënyrë. Asnjë vjehrre nuk i vjen mirë kur kategorizohet dhe e shohin vetëm si vjehërr, ajo parasegjithash është person./femra.net/

Related posts

Leave a Reply