18. December 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

10 truket e bukurisë për fytyrën dhe trupin tuaj

Nëse bëhet fjalë për ndonjë temë aktuale që përflitet nga femrat, atëherë ka të bëjë me përkujdesin. Mënyrat për mirëmbajtjen mund të jenë ato të cilat veçmë janë të njohura në përgjithësi, disa të zbuluara nga sallonet e bukurisë apo thjeshtë këshilla dhe rekomandime nga miqtë, familja dhe kolegët. Megjithatë, jo të gjitha janë të verifikuara dhe të besueshme, andaj edhe hasni në dyshime se a ia vlen që të përpiqeni.

Që të përshpejtoni procedurat e duhura të përkujdesit dhe të kurseni sa më shumë të holla, hetoni produkte të reja dhe blini produkte të tilla të reja. Që të siguroheni se si t’i përdorni ato në trupin tuaj, shihni 10 truket për kujdesin e përsosur të trupit dhe fytyrës si zgjidhje adekuate për të gjitha nevojat tuaja.

In Article Mobile BP

Përshtatni përbërjen e grimit

Kur bëhet fjalë për pudrën apo baza tjera të cilat i përdorni, është shumë e rëndësishme të zgjidhni nuancën, dendësinë dhe përbërjen e duhur. Ajo që ndoshta nuk e keni ditur është se nëse përdorni pudër në formë pluhuri, atëherë edhe produktet tjera kozmetike duhet të jenë me bazë pluhuri si, rumenila, hijëzimi për sy dhe anasjelltas, nëse fondacioni është i lëngshëm, atëherë edhe të tjerat produkte duhet të jenë të tilla. Nëse produktet janë të barabartë atëherë ato do të përshtaten në mënyrë të përsosur.

Ulni kokën poshtë derisa vizatoni vetullat tuaja

Vetëm pasi të arrini vetulla të përsosura, mund të thuhet se grimi juaj ka arritur sukses. Për të qenë gjithmonë të suksesshëm në vizatimin dhe formësimin e vetullave, provoni të ulni kokën aq shumë te poshtë saqë në reflektimin tuaj në pasqyrë, vetullat paraqesin një vend ideal për t’i formësuar dhe vizatuar, kështuqë do të keni pamje më të mirë.

Përdorni kozmetikën tuaj në disa mënyra

Kozmetika është mjaft e shtrenjtë, dhe që të shmangni harxhimet e tepërta ju mund të shfrytëzoni produktet e tilla për më shumë qëllime. Për shembull, brushat për vendosjen e karminit dhe hijet e syve mund të shëndrrohen në një nëse zgjedhni llojin që i përshtatet për të dyja rastet. Ose, ndonjëherë karminin me nuancë rozë mund ta aplikoni si skuqës në faqe. Apo hijëzimin për sy me ngjyrë kafe mund ta përdorni për t’i ngjyrosur vetullat e shumë aplikime tjera.

Aplikoni hijëzues para korrektorit

A jeni hasur nëpër tutoriale që tregojnë si duhet të konturoni fytyrën tuaj, dhe në fund gjithmonë merrni përshtypjen se ka shumë shtresa. Për të shmangur sasinë e padëshiruar të grimit, është e nevojshme që së pari të aplikoni hijëzues (highlighter) dhe më pas korrektorin. Hijëzuesi do të ndikojë që të shkëlqeni ndërsa korrektori do të ju lejojë që pamja origjinale të ju zgjasë më gjatë.

Përzieni më shumë se sa mendoni është e nevojshme

Pa marrë parasysh me gishta apo me sfungjer, sa më gjatë që ta bëni atë, ju do të merrni efektin e duhur. Hijet që keni aplikuar në fytyrë duhet të jenë të njëtrajtshme, në mënyrë që të krijoni një efekt të përsosur. Mos lejoni që të ketë dallime mes lëkurës së qafës dhe të fytyrës.

Aplikoni grimin nën dritën e diellit

Ju ndoshta adhuroni banjon tuaj dhe drita që ju mundëson një pamje të jashtëzakonshme, por mos harroni se nën dritën e diellit ju mund të vëreni nuanca që nuk shfaqen nën ndikimin e dritave tjera. Gjeni një skaj në shtëpinë tuaj që është më i ndriçuar dhe aplikoni lirisht grimin në mënyrë precize.

Aplikoni faktor mbrojtës edhe në duart tuaja

Ju i kushtoni vëmendje lëkurës së fytyrës dhe trupit, por mos harroni që kremin me faktor mbrojtës ta aplikoni edhe në duart tuaja. Duhet të mbroni edhe duart sepse lëkura në këtë zonë është gjithashtu e ndjeshme. Dielli mund t’i nxijë ato, por edhe t’i thajë dhe përshpejtojë procesin e plakjes.

Aplikoni krem për nxierje edhe në shuplakat e dorës

Ju e aplikoni kremin tuaj të preferuar për nxierje të tërë trupit, por mos harroni të lyeni edhe shuplakat e dorës, në mënyrë që mos të ketë ndonjë dallim të madh të ngjyrës së lëkurës. Aplikoni një sasi të vogël që mos të ju duken duart sikur keni vendosur doreza.

Zhytni duart në ujë me akull pas lyerjes së thonjve me llak

Pritja për tharjen e thonjve është shumë e lodhshme dhe duhet pritur përnjë kohë më të gjatë, andaj truku i zhytjes së thonjve në ujë të akulltë do të ju ndihmojë mënjëherë, sigurisht pa dëmtuar shtresën e akullit.

Aplikoni rruajtjen sikur një mashkull

Keni lëkurë të ndjeshme dhe e keni të vështirë të gjeni rruajtësit e duhur – atëherë provoni produktet e meshkujve për rruajtje. Meqenëse këto produkte të rrojes janë të paraparë për lëkurë më të ndjeshme, atëherë sigurisht që do i përshtaten edhe lëkurës suaj./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply