Background Right_160x600
Background Right_160x600
Background Left_160x600
Background Left_160x600

10 investime në veshje që secila femër duhet të ketë

Javën e kaluar u takova me një kliente të re dhe u konsultuam për 10-15 artikuj të veshjeve të dëshiruar që mungojnë nga garderoba e klientes sime. Ajo që kam kuptuar gjatë punës personale me klientë stilues është se shumicës së femrave iu mungojnë të njejtat lloje të veshjeve nga garderobat e tyre. Kështu, po ju paraqesim një listë me 10 investime veshjesh që secila femër duhet të posedojë.

  1. Xhaketë e zezë sportive. Kjo mund të jetë një xhaketë sportive klasike por në varësi të stilit të jetesës, një moto xhaketë apo një xhaketë prej lëkure janë alternativa të shkëlqyera.
  2. Një shall deklarues. Këtë sezon është në trend printi i leopardit apo floralet, por madje edhe një model më klasik është i përsosur. Një shall është mënyrë e shkëlqyer për të ngritur dhe kompletuar pamjen tuaj.
  3. Një palë këpucë të rrafshta elegante. Këto mund të jenë balerina, mokane, ose zgjidhni ngjyra më të ndezura nëse dëshironi të jeni më e guximshme.
  4. Fustan i shkurtë i zi. Çdokush ka nevojë për një fustan të tillë që të mund të ndjehet i mahnitshëm në të.
  5. Një orë e bukur. Pajisja me një orë është një aksesor shumë i mrekullueshëm për ta përshtatur me ndonjë veshje të përkryer apo alternativë tjetër të aksesorëve, si një palë vathë apo byzylykë.
  6. Një këmishë me shirita. Zakonisht shohim modelet klasike të këmishave me butona të bardhë deri në fund, por një këmishë me shirita është një alternativë e përditësuar. Kombinoni këtë lloj këmishe me ndonjë xhaketë sportive, xhinse dhe balerina për një pamje të mrekullueshme që ju bën të dukeni e sofistikuar dhe mirë e kombinuar.
  7. Xhinse të errëta. Këto janë univerzalisht të njohura dhe lajkatuese: thjeshtë zgjidhni një stil që ju përshtatet më së miri për llojin e trupit tuaj.
  8. Investim në një çantë dore. Shumica e femrave mbajnë çantë të përditshme kështuqë pse të mos investoni në një çantë të bukur dhe me cilësi të lartë.
  9. Bizhuteri që kurrë nuk do t’i hiqni nga trupi. Këto janë pjesët më të veçuara që keni bartur gjatë gjithë kohës, janë të përjetshëm dhe kanë një kuptim të veçantë për ju.
  10. Pallto klasike. Ky është një artikull që mund ta mbani në garderobën tuaj për vite me radhë. Ju mund ta vishni përgjatë tërë vitit dhe përshtatet shumë mirë me xhinse dhe fustane./femra.net/
Lexoni edhe këtë:   Salma Hayek: E pëlqej formën e trupit tim por do të doja ta kisha pak më ndryshe!

 






Tema të ngjajshme

Lexo artikullin tjetër interesant:
21 fotografi të mbushura përplot dashuri nga familje adoptuese të fëmijëve

Është muaji kombëtar i adoptimit apo birësimit, një kohë që i lejon familjet të cilat janë rritur përmes adoptimit, të...