27. May 2018

Background Right_160x600
Background Left_160x600

10 hapat e kujdesit të lëkurës këtë periudhë, ja produktet thelbësore që duhet të ketë çdo vajzë

Drita, temperaturat dhe lagështia e ajrit kanë ndikim të drejtpërdrejtë në lëkurë: në fillim të çdo stine duhet të ndryshoni produktet kozmetike.

1.Për të pasur një fytyrë sa më të bukur, është i domosdoshëm pastrimi i saj në mëngjes dhe në darkë. -Në mëngjes fytyra duhet të pastrohet me qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe qumësht pastrues, nëse keni lëkurë të thatë. Cili është qëllimi? Të hiqni yndyrën e krijuar gjatë natës.
-Në mbrëmje mund ta hiqni makijazhin me xhel pastrues.
2.Eksfolimi i lëkurës është një proces i rëndësishëm, përmes të cilit hiqen të gjitha qelizat e vdekura. Kështu, lëkura juaj do të jetë e freskët dhe e bukur.
3.Tonifikimi i lëkurës së fytyrës është një proces që nuk duhet lënë pas dore. Aplikimi i tonikut ju siguron një lëkurë më të freskët dhe pamje më të gjallë.
4.Serumi hidratues: ai zbut dhe hidraton lëkurën, duke kompensuar humbjen e lëngjeve për shkak të ekspozimit në diell.
5.Krem me faktor mbrojtës: është i domosdoshëm për të shmangur shfaqjen e njollave të plakjes së parakohshme, të shkaktuara nga ekspozimi në diell. Kremi i trupit duhet të jetë i ndryshëm nga ai i fytyrës.
6.Qumësht për trupin: ky produkt i siguron hidratimin e duhur lëkurës suaj dhe i jep shkëlqimin dhe elasticitetin e përsosur gjatë ditëve të nxehta.
7/Maska për fytyrën dhe trupin: këshillohet përdorimi i tyre një herë në javë për të ekuilibruar lëkurën.
8.Krem BB ose CC: krem pudër me tonalitet të lehtë, që hidraton dhe mbron lëkurën tuaj. Është ideale për ekspozimin në diell.
9.Kremi i duarve: duart, së bashku me fytyrën, janë pjesët më të ekspozuara ndaj diellit dhe faktorëve të jashtëm, kështu që rekomandohet përdorimi i tyre, në mënyrë që duart tuaja të duken elegante dhe të kuruara.
10. Kujdesi i flokëve: përdorni shampo dhe balsam të përshtatshëm për llojin e flokut tuaj. Gjatë ekspozimit në diell këshillohet përdorimi i vajrave me filtër mbrojtës për flokët.

LIVING

Related posts

Leave a Reply