18. November 2017

Background Right_160x600
Background Left_160x600

10 gjërat që mund t’i largoni nga dollapi juaj i veshjes

Jeni të gatshëm të bëni një spastrim të garderobës suaj? Filloni me gjërat në këtë listë dhe do të ndiheni si një i rritur, i mirë-organizuar në çdo kohë.

  1. Veshje me markë fallco

Blerja e kopjeve të brendeve të ndryshme nga dizajner origjinal është sigurisht joshëse, por kjo vjen edhe me një mori të shqetësimeve sociologjike. Pastroni dollapin tuaj duke hequr çdo gjë në këtë kategori.

In Article Mobile BP
  1. Kostume të lira Halloween-i

Sigurisht që nuk do të donit të mbanit në dollap akoma kostumin tuaj të oficeres seksi të policisë.

  1. Fustane të shoqërueses së nuses

Ndoshta mund të jeni me fat nga ato shoqëruese të nuses që keni pasur fustan të bukur e që e keni veshur edhe gjatë kohë më pas, mirëpo ka të tjerë që kanë veshur fustanet më të tmerrshme si shoqëruese e nuses, andaj edhe nuk ia vlen të zënë vend në dollapin tuaj.

  1. Xhinse me bel të shkurtër

Madje edhe kur ishin në modë, këto modele ishin të pakëndshme dhe jopraktike.

  1. Çorape teke

Gjithkush ka një sirtar apo ndojë qese përplot me këto. Nëse nuk mund ti bashkoni apo çiftëzoni çorapet me muaj të tëra, atëherë kurrë nuk do ta bëni. Shpëtoni nga rrëmuja e krijuar dhe pastroni sa më parë çorapet teke.

  1. Gjithçka që nuk ju bën më

Nëse keni ndonjë rrobë që nuk ju përshtatet mirë për trupi, pavarsisht peshës së rënë apo fituar, më mirë pastroni dollapin nga rrobat që nuk mund ti vishni më.

  1. Take të larta të dhimbshme

Nuk ka rëndësi se sa të bukura apo të shtrenjta janë. Nëse keni këpucë që ju lëndojnë rregullisht, madje ende pa dalë nga shtëpia, atëherë pastroni ato sa më parë nga dollapi juaj.

  1. Trendet e dalura nga moda

Mos i mbani gjërat që kanë dalur nga moda apo janë të vjetëruara.

  1. Veshje motivuese

Shumica e femrave mbajnë rroba shumë të ngushta dhe të vogla me qëllim që të nxiten për të humbur peshë, por të vepruarit kështu mund të jetë shumë dekurajuese. Në vend të kësaj, bëni një dollap të vogël ku do ti vendosni blerjet e reja për të shpërblyer veten pasi të arrini qëllimet tuaja.

  1. Gjithçka që ekspozon trupin tuaj dhe ju bën të ndjeheni jokomod

Fundet e shkurtra deri lartë, fustanet prej lëkure të ngjitura për trupi si dhe veshje tjera që kërkonë vërtetë guxim dhe ekspozimm ndaj trupit, hiqni sa më parë nga dollapi juaj./femra.net/

 

Related posts

Leave a Reply